Lajme Zone
Të shtëna me armë zjarri te Ura e Milotit/ Qëllohet drejt një automjeti në lëvizje
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna me armë zjarri te Ura e Milotit/ Qëllohet drejt një automjeti në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme...

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme te Ura e Milotit.

Sipas informacioneve policore, shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi", në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip "Audi", ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip "Audi", në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.

Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar.

Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.