200 kompani të Ballkanit Perëndimor mund të prodhojnë municione sipas standardeve të NATO-s, është shprehur ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në Konferencën e Sigurisë në Sarajevë. “Ne duam që partnerët e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga përfitues të sigurisë në kontribues të sigurisë, si për rajonin ashtu edhe më gjerë. Për këtë qëllim, Instrumenti Evropian i Paqes ka akorduar gjithsej 98 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat një e treta (35 milionë euro) i është dhënë vetëm Bosnje dhe Hercegovinës”, tha ai. LEXO edhe...Skadon afati i rregullave të fleksibilitetit për hyrje-daljet në BE, priten radhë dhe vonesa në pikat kufitare Ndër vendet me kapacitetin më të madh për të prodhuar municione, Soreca veçoi Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë. Katër shtete të Ballkanit Perëndimor, ndër to edhe Shqipëria, gjithashtu kontribuojnë me trupa ose ekspertë në misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së. Sipas ambasadorit, rol të rëndësishëm në siguri luan edhe zgjerimi, ku përmendi përparimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë me negociatat. “Viti 2026 pritet të jetë një vit rekord për përparimin në këtë drejtim. Shohim se Mali i Zi ka mbyllur më shumë se gjysmën e kapitujve të negociatave dhe shtetet anëtare të BE-së kanë nisur përgatitjen e Traktatit të Anëtarësimit të tij. Shqipëria ka nisur zyrtarisht mbylljen e kapitujve dhe potencialisht mund t’i përfjë negociatat deri në fund të vitit 2027”, u shpreh Soreca. Ambasadori përkrahu edhe idenë e integrimit gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor si "element kyç" për sigurinë dhe mbrojtjen. P.J/ReportTv.al Luigi Soreca BE Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.3% Magjistratëve 14% Nuk e di 7.7% Vota total: 143 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

