Lajme Zone
Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë
Të tjeraTelegrafi

Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë

27 vjet më parë, nisën të ndërtojnë një institucion, që sot, është ndër shtyllat kryesore të sigurisë në vend.

27 vjet më parë, nisën të ndërtojnë një institucion, që sot, është ndër shtyllat kryesore të sigurisë në vend.Nga ditët e para të pasluftës e deri tek sfidat e sotme, uniforma e Policisë së shtetit është parë në çdo cep të vendit. Sot, 27 vjetori i themelimit, i gjen zyrtarët policor me kompetenca të plota, por në fillim situata ishte ndryshe.Se si kishte nisur gjithçka e mban mend, Xhemajl Ademaj, polici me numrin 001.“Ne jemi mundu të ju tregojmë qytetarëve të Kosovës se ka startu, ka fillu punën një polici e re demokratike, e dalë nga vetë populli i Kosovës, bijtë e saj. Por me të thënë të drejtën krahasimi nuk mund të bëhet, sepse ne atëherë ishim, një strukturë ligjore e UNMIK-ut, kishim pak kompetenca, ishim pothuajse në trajnim”, ka theksuar Xhemajl Ademaj, Ish-polici me numrin 001.Por, historia e Policisë së Kosovës është edhe histori e grave të para që iu bashkuan një institucioni të ri, në një kohë kur siguria ende nuk ishte e garantuar.Një prej tyre ishte Fehmije Gashi-Bytyqi.“Ka qenë ndjenjë e mirë, përgjegjësi e madhe,e dhe guximi madh, pasi 4 muaj kemi patrullu pa armë, natën e ditën. Në atë periudhë kohore prej 4 muajsh kemi qenë krejtësisht të varur nga reagimi i policisë së UNMIK-ut”.27 vjet pas, në përvjetorin e Policisë, institucionin e sheh me krenari, veçse ish-zyrtarja policore kërkon më shumë mbështetje për ta.“Pjesa e Veriut, falë policisë të cilët e kanë vu jetën në altarin e interest të shtetit, ka arrit që të zhduken atje bandit. Është një polici shumë e suksesshme, vetëm se duhet të motivohen dhe mbështeten, pa sigurim shëndetësorë, pa shujtë ushqimi”.Ndërkaq, Ademaj konsideron se Policia sot, ka një zhvillim që i ngjan institucioneve të sigurisë më moderne në botë. “Është një ecuri e jahtëzkoanshme në zhvillin e PK-së, qoftë nga struktura organizative, qoftë infrastruktura l;igjore e saj, e cila mund ta quajmë lirisht, në mesin e Policive më modern në botë, këtë ecuri e ka bërë edhe PK me kuadrot e saj”.Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999, me gjithsej 176 pjesëtarë. - YouTube www.youtube.com