Lajme Zone
20 vatra zjarri gjatë ditës, 11 aktive/ Ja zonat problematike në vend
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

20 vatra zjarri gjatë ditës, 11 aktive/ Ja zonat problematike në vend

TIRANË – Një total prej 20 vatrash zjarri janë raportuar gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin, ndërsa 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, 7 vatra janë nën mbikëqyrje, ndërsa 2 janë shuar plotësisht.

TIRANË – Një total prej 20 vatrash zjarri janë raportuar gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin, ndërsa 11 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes, 7 vatra janë nën mbikëqyrje, ndërsa 2 janë shuar plotësisht.

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar strukturat vendore dhe Forcat e Armatosura, me kapacitete tokësore dhe ajrore.

Mali i Dajtit vijon të jetë një nga zonat kryesore të vëmendjes. Zjarri mbetet aktiv dhe ndërhyrja po mbështetet edhe nga Forcat e Armatosura, me efektivë, mjete dhe një helikopter. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Një tjetër vatër aktive është raportuar në Kryezi të Kavajës, ku përveç forcave zjarrfikëse është angazhuar edhe një avion Air Tractor për shuarjen e flakëve.

Situatë aktive paraqitet edhe në Dibër, veçanërisht në zonën Lundre–Madhesh të Matit. Ndërkohë, në qarkun e Lezhës, vijon ndërhyrja në zonën Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura.

Në Qarkun e Shkodrës, zjarri në aksin Bardhaj–Myselim mbetet aktiv. Në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarë dhe Forcat e Armatosura, përfshirë dy helikopterë. Aktiv mbetet edhe zjarri në Kulumri të Fushë-Arrëzit.

Vatra aktive janë raportuar gjithashtu në Kropisht të Selenicës dhe Vokopolë të Poliçanit, si dhe në zona të tjera të vendit.

Ndërkohë, disa vatra në Korçë, Elbasan, Durrës, Fier, Kukës dhe Shkodër janë vendosur nën mbikëqyrje. Në zonën Drizë–Peshtan–Frakull të Fierit, situata aktualisht është nën kontroll dhe po monitorohet nga strukturat përkatëse.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje aty ku situata e kërkon. Prioriteti, sipas autoriteteve, mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet zjarret