Lajme Zone
VIDEO/ Situata del jashtë kontrollit në Tërbun, digjet një banesë e braktisur, pyjet përfshihen nga flakët
Të tjeraBalkanWeb

VIDEO/ Situata del jashtë kontrollit në Tërbun, digjet një banesë e braktisur, pyjet përfshihen nga flakët

Situata paraqitet jashtë kontrollit në malin e Tërbunit në Pukë, ku zjarri vijon të përhapet me shpejtësi dhe ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore.

Situata paraqitet jashtë kontrollit në malin e Tërbunit në Pukë, ku zjarri vijon të përhapet me shpejtësi dhe ka përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore. Flakët kanë përfshirë një banesë të braktisur në lagjen Pezhve, në pronësi të Ali Bajramit. Ndërkohë, zjarri po përpin pyje të tëra me pishë të zezë, duke rritur ndjeshëm përmasat e vatrës. Terreni i thepisur dhe i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Në përballje me flakët janë angazhuar zjarrfikës, të cilët po ndërhyjnë me mjete rrethanore dhe po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit. Situata mbetet kritike, ndërsa flakët vijojnë të avancojnë në masivin pyjor të Tërbunit. Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po vlerësojnë mundësitë për ndërhyrje në zonat më të prekura. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb