Lajme Zone
Nga ndjekjet e policisë te dënimi në Britani: kush është Sokrat Vata, 29-vjeçari që dyshohet se vrau francezin në Ksamil
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Nga ndjekjet e policisë te dënimi në Britani: kush është Sokrat Vata, 29-vjeçari që dyshohet se vrau francezin në Ksamil

Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohej se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Sokrat Vata, duke u arrestuar nga policia britanike E shkuara e 29-vjeçarit që kërkohet për vrasjen e turistit francez në Ksamil Sokrat Vata, 29-vjeçari i identifikuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së një shtetasi francez rreth 20 vjeç në Ksamil, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe.

Në një artikull të publikuar nga BBC në vitin 2024, raportohej se Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Sipas BBC, Vata, në atë kohë 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent.

Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong

18 Gusht, 07:15 Gjatë ndjekjes, automjeti me targa të klonuara që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

Vetëm pak javë më vonë, më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge. Sokrat Vata Policia ishte njoftuar për një automjet tip “Toyota RAV4” ngjyrë gri, të raportuar të vjedhur. Automjeti u lokalizua në Catherine Street dhe, kur oficerët iu afruan Vatës, ai hipi mbi trotuar dhe u largua me shpejtësi, sipas versionit të autoriteteve britanike të cituar nga BBC.

Hodhi kokainën në shkurre dhe u fsheh në një oborr

Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

Sipas policisë britanike, gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë.

Arratisja përfi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës.

Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg.

Sipas BBC, ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Një oficere e policisë britanike e përshkroi Vatën si të vendosur për t'iu shmangur me çdo mënyrë policisë.

Tashmë i dyshuar për vrasjen në Ksamil

Emri i Sokrat Vatës del tashmë në një ngjarje shumë më të rëndë në Shqipëri.

Sipas informacionit të Policisë për ngjarjen në Ksamil, një shtetas francez rreth 20 vjeç u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit përpara një lokali.

Nga hetimet paraprake, Policia dyshon se i riu francez është goditur me thikë gjatë një konflikti për motive të dobëta. Sokrat Vata, 29 vjeç, është identifikuar si autori i dyshuar dhe, sipas Policisë, është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Autoritetet po kryejnë kontrolle për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet për vrasjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Në këtë fazë, Vata konsiderohet autor i dyshuar për ngjarjen në Ksamil dhe përgjegjësia e tij penale për këtë rast duhet të përcaktohet nga organet e drejtësisë. /Pamfletisokrat vata ge5ik5jsuhd6k4okeey6 bigklm0f75lb1iqd1wl7 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong 18 Gusht 2026, 07:1207:12Kronike “Nuk ishte cigarja”, flet një nga të plagosurit në Porto Palermo; dy prej tyre nisen drejt Tiranës 17 Gusht 2026, 22:4522:45Kronike U hodhën në det për t’u shpëtuar flakëve, momenti kur skafi përfshihet nga zjarri në Porto Palermo (Video) 17 Gusht 2026, 22:2422:24Kronike Skafi mori flakë në Porto Palermo, reagon Policia: Katër të dëmtuar, mes tyre një 18-vjeçar 17 Gusht 2026, 21:4721:47Kronike Zbardhen detaje nga ngjarja në Porto Palermo, dyshohet se një cigare ndezi benzinën e skafit 17 Gusht 2026, 21:0821:08Kronike Shpërthen motori i një skafi në Porto Palermo, katër persona pësojnë djegie të rënda 17 Gusht 2026, 20:5020:50Kronike