Lajme Zone
KulturëBalkanWeb

“Nga ndërthurja e teorisë me praktikën te laboratoret bashkëkohore” – Dr. Arjan Hamiti: Ja pse “Luarasi” është zgjedhja e duhur për infermierët e ardhshëm


Teksa viti i ri akademik po afrohet, Universiteti “Luarasi” mbetet i gatshëm për të mirëpritur studentët e rinj në Fakultetin e Shkencave Mjekësore. I ftuar në studion e News24, shefi i Departamentit të Infermierisë në këtë universitet, Dr. Arjan Hamiti, detajoi vizionin, standardet bashkëkohore dhe risitë që “Luarasi” ofron për formimin e profesionistëve të ardhshëm të shëndetësisë.

Teksa viti i ri akademik po afrohet, Universiteti “Luarasi” mbetet i gatshëm për të mirëpritur studentët e rinj në Fakultetin e Shkencave Mjekësore. I ftuar në studion e News24, shefi i Departamentit të Infermierisë në këtë universitet, Dr. Arjan Hamiti, detajoi vizionin, standardet bashkëkohore dhe risitë që “Luarasi” ofron për formimin e profesionistëve të ardhshëm të shëndetësisë. Gjatë bisedës, Dr. Hamiti nënvizoi se misioni kryesor i departamentit është përgatitja e infermierëve të cilët jo vetëm zotërojnë dije klinike e kompetencë, por udhëhiqen edhe nga humanizmi në marrëdhënien me pacientin. “Si çdo vit i ri akademik, e presim me entuziazëm dhe përgjegjësi. I shohim studentët si profesionistë të vlefshëm të së nesërmes për shëndetësinë. Infermierët e rinj zgjedhin ‘Luarasin’ sepse synojmë një formim të balancuar mes teorisë, praktikës dhe zhvillimit njerëzor. Është e rëndësishme që dijet t’i aplikojnë në praktikë, ku mësojnë komunikimin me pacientin dhe kuptojnë se pas çdo diagnoze qëndron një njeri që ka nevojë për kujdes” – u shpreh Hamiti. Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin “Luarasi” mbështetet mbi një trupë pedagogjike me përvojë të gjatë mësimdhënieje e karrierë brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë figura të njohura si dekani Petrit Bara apo shefi i Departamentit të Stomatologjisë, Xheladin Çeka. Sipas Dr. Hamitit, kurrikulat e ofruara janë konceptuar në bazë të standardeve më të mira ndërkombëtare, duke qenë plotësisht të barasvlefshme me ato të vendeve të Bashkimit Evropian. Në këtë vit të ri akademik, risia kryesore për Departamentin e Infermierisë është hapja e programit të ri të Masterit Shkencor, i cili u mundëson studentëve të mos e ndërpresin rrugëtimin e tyre pas ciklit Bachelor, por të kalojnë në një nivel më të avancuar akademik.

Universiteti ofron një infrastrukturë të plotë mësimore e laboratorike të kompletuar me standarde bashkëkohore, bibliotekë të pasur dhe ambiente shplodhëse. Kjo kornizë u krijon studentëve një rrugëtim të qartë zhvillimi: nga Bachelori, te Masteri Shkencor dhe më pas te kërkimi i aplikuar gjatë gjithë jetës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb