Shtatori sjell sezonin e ri në Report TV. Një programacion që ruan në qendër aktualitetin, lajmin e fundit dhe raportimin në kohë reale. “Çdo ditë nis me një mision: të kërkojmë faktet, të analizojmë informacionin dhe të sjellim realitetin”, thotë drejtori i Report TV, Armand Mero. LEXO edhe...Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro, 'TV Klan' dhe 'Top Channel' marrin 63%! Report Tv në rritje Nga mëngjesi, “Shtypi i Ditës dhe Ju” dhe “Rreze Dielli” sjellin informacionin, zërin e qytetarëve dhe temat e jetës së përditshme. Aktualiteti vijon gjatë ditës me “Sot, Live në Shqipëri” dhe “Studio Live”, përmes raportimeve nga terreni, intervistave dhe analizës së zhvillimeve politike. Në mbrëmje, debati politik dhe analiza vijnë me “Repolitix”, “Frontline” me protagonistët e aktualitetit dhe çështjet që përcaktojnë agjendën publike. “Frontline Interview” tashmë do të vijë çdo të premte në prime time. Programacioni shkon përtej politikës. “Esencë” sjell personazhe dhe histori, “Portofol” sjell ekonominë në “xhepin tuaj”, ndërsa “Klinika 24” ju jep këshilla për shëndetin. Dokumentarët, “Një nga ne” dhe “Dosja K” u japin hapësirë historive që kërkojnë një vështrim më të thellë. “Pa Gjurmë”, emisioni që është kthyer në një pikë referimi për familje të shumta që kanë kërkuar ndihmë për të gjetur njerëzit e tyre, duke rikthyer në vëmendje “dosjet e harruara”. Një nga risitë e këtij sezoni është emisioni “112”, me Antonio Çakshirin, një format që sjell kronikën e zezë nga një këndvështrim ndryshe. Kamera e Report TV do të jetë në terren, në krah të efektivëve të Policisë së Shtetit, duke ndjekur nga afër punën e tyre dhe ngjarjet ndërsa ato ndodhin. Një format i veçantë për ekranin shqiptar, që e çon teleshikuesin aty ku zhvillohet ngjarja dhe sjell realitetin ashtu siç ndodh. Por sezoni i ri sjell edhe një tjetër risi. Nga shtatori, Report TV hap ekranin nga ora 17:00 deri në 07:00, në një format krejt të ri. Një pamje më e plotë, e pastër dhe pa barriera, ku fokusi mbetet vetëm tek e vërteta. Report TV krijoi televizionin informativ në Shqipëri. Tani vjen me një ekran të ri, më pranë ngjarjes dhe publikut. SI.E./ReportTv.al emisioni 112 Klinika 24 nje nga ne dosja k esence frontline repolitix studio live Sot Live në Shqipëri shtypi i dites dhe ju Rreze Dielli report tv Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.5% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.7% Vota total: 2953 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
