Lajme Zone
Nga mafia te “krimi si shërbim”: Si po rishkruan BE-ja rregullat kundër krimit të organizuar
BotëPamfleti

Nga mafia te “krimi si shërbim”: Si po rishkruan BE-ja rregullat kundër krimit të organizuar

Bashkimi Evropian po përgatit rishikimin e parë thelbësor të rregullave të përgjithshme për krimin e organizuar pas gati dy dekadash. Nisma vjen në një kohë kur rrjetet kriminale po bëhen gjithnjë më të lëvizshme, tregjet e paligjshme po zhvendosen edhe në hapësirën digjitale dhe po përhapen modele të reja të tipit “crime-as-a-service”, ose “krimi si shërbim”.

Rrjetet kriminale po largohen nga modelet tradicionale hierarkike dhe po funksionojnë përmes shërbimeve të ofruara me porosi. Brukseli po përgatit rishikimin e parë të madh të rregullave kundër krimit të organizuar pas gati dy dekadash... Bashkimi Evropian po përgatit rishikimin e parë thelbësor të rregullave të përgjithshme për krimin e organizuar pas gati dy dekadash. Nisma vjen në një kohë kur rrjetet kriminale po bëhen gjithnjë më të lëvizshme, tregjet e paligjshme po zhvendosen edhe në hapësirën digjitale dhe po përhapen modele të reja të tipit “crime-as-a-service”, ose “krimi si shërbim”.

Një dokument informues i Shërbimit të Kërkimit të Parlamentit Evropian tregon se vendimi kuadër i vitit 2008 nuk pasqyron më në mënyrë të përshtatshme strukturën e disa prej rrjeteve moderne kriminale.

Për më tepër, ai është zbatuar në mënyra të ndryshme në legjislacionet kombëtare. Komisioni Evropian po përgatit një propozim për një direktivë të re, por teksti përfundimtar legjislativ ende nuk është miratuar.

Në thelb, kuadri evropian i vitit 2008 harmonizon vetëm pjesërisht përkufizimet dhe sanksionet që lidhen me pjesëmarrjen në një organizatë kriminale. Ndërkohë, rrjetet e sotme mund të jenë të përkohshme, të decentralizuara dhe të ndërtuara rreth ofruesve të shërbimeve që punojnë njëkohësisht për disa grupe.

Komisioni po shqyrton një përkufizim të modernizuar të organizatës kriminale dhe rregulla më të qarta për pjesëmarrjen, drejtimin dhe lehtësimin e veprimtarisë së një rrjeti.

Një nga mundësitë në diskutim është vendosja e pragjeve minimale të përbashkëta për dënimet maksimale, si dhe ndëshkime më të ashpra për personat që drejtojnë grupet kriminale.

Në shqyrtim janë gjithashtu teknikat e posaçme të hetimit, bashkëpunëtorët e drejtësisë, njësitë e specializuara dhe strategjitë kombëtare kundër krimit të organizuar.

Vendimi kuadër 2008/841/DCCB u miratua me synimin për të përafruar legjislacionet kombëtare lidhur me pjesëmarrjen në organizatat kriminale dhe për të lehtësuar bashkëpunimin ndërkufitar.

Megjithatë, vlerësimet e mëvonshme kanë nxjerrë në pah dallime të konsiderueshme mes shteteve anëtare në mënyrën se si përkufizohet organizata kriminale, në dënimet që zbatohen dhe në instrumentet që kanë në dispozicion hetuesit.

Këto dallime mund të bëhen veçanërisht të rëndësishme kur i njëjti rrjet vepron në disa juridiksione dhe autoritetet duhet të provojnë vepra të ngjashme penale ose të përdorin mekanizmat evropianë të bashkëpunimit.

Por problemi nuk qëndron vetëm te dallimet ligjore. Edhe vetë struktura e rrjeteve kriminale ka ndryshuar. Krimi i organizuar, nuk vepron gjithmonë përmes strukturave të qëndrueshme dhe hierarkike, me një drejtues të vetëm dhe një zinxhir të qartë komandimi.

Grupet mund të blejnë logjistikë, ekspertizë financiare, dokumente, infrastrukturë informatike, shërbime për pastrimin e parave apo edhe shërbime dhune nga ofrues që punojnë për disa klientë.

Ky model po përshkruhet gjithnjë e më shpesh si “crime-as-a-service”. Në këtë mënyrë, një rrjet kriminal nuk ka domosdoshmërisht nevojë të zotërojë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të kryer një operacion.

Ai mund t’i blejë ato nga aktorë të specializuar, duke krijuar struktura më të vështira për t’u identifikuar dhe ndjekur nga autoritetet. EUROJUST e ka vërejtur këtë fenomen edhe në dosjet që lidhen me migracionin e paligjshëm, ku mjetet dixhitale dhe shërbimet e ofruara sipas kërkesës u mundësojnë rrjeteve kriminale të ndryshojnë me shpejtësi strukturën dhe mënyrën e funksionimit.

Në dokumentet përgatitore, Komisioni Evropian thekson se legjislacioni i ardhshëm mund të trajtojë veçmas rolet e ndryshme brenda një organizate kriminale. Një nga çështjet kryesore është dallimi mes pjesëmarrjes së thjeshtë dhe drejtimit të një rrjeti. Disa shtete parashikojnë tashmë dënime më të rënda për themeluesit ose drejtuesit e grupeve kriminale, ndërsa legjislacioni aktual evropian nuk e harmonizon në mënyrë të mjaftueshme këtë dallim.

Gjatë procesit të konsultimit, është diskutuar edhe përcaktimi i një pragu të përbashkët për dënimin maksimal që mund të zbatohet për pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.

Një harmonizim i tillë, mund të ndikojë edhe në bashkëpunimin gjyqësor, pasi disa instrumente evropiane janë më të lehta për t’u përdorur kur veprat penale tejkalojnë pragje të caktuara dënimi.

Komisioni po shqyrton gjithashtu përdorimin dhe disponueshmërinë e teknikave të posaçme të hetimit. Këto mund të përfshijnë forma të mbikëqyrjes, operacione nën mbulim, hetime financiare dhe metoda të tjera të nevojshme për dokumentimin e veprimtarisë së rrjeteve që është e vështirë të zbulohen me mjetet tradicionale.

Një tjetër çështje është bashkëpunimi me anëtarë ose ish-anëtarë të grupeve kriminale që u japin informacione autoriteteve. Shtetet anëtare, kanë sisteme të ndryshme për trajtimin e këtyre bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe Komisioni po vlerëson nëse nevojitet një kuadër më i unifikuar në nivel evropian.

Në shqyrtim janë edhe masa institucionale që nuk lidhen drejtpërdrejt me të drejtën penale. Këtu përfshihen strategjitë kombëtare të posaçme, njësitë multidisiplinare të specializuara dhe përdorimi më sistematik i instrumenteve administrative për të parandaluar depërtimin e grupeve kriminale në ekonominë legale.

Rregullat e reja lidhen me strategjinë “ProtectEU”, përmes së cilës Komisioni ka njoftuar intensifikimin e masave kundër rrjeteve me rrezik të lartë, drejtuesve dhe personave që lehtësojnë veprimtarinë e tyre.

Europol ka identifikuar në analizat e veta qindra rrjete me veprimtari ndërkufitare dhe përdorim të gjerë të strukturave tregtare legale. Kjo tregon një tjetër vështirësi për autoritetet. Kufiri mes ekonomisë së ligjshme dhe veprimtarisë kriminale mund të bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u dalluar.

Dokumenti informues i Shërbimit të Kërkimit të Parlamentit Evropian, përmbledh debatin dhe alternativat që janë aktualisht në tryezë. Ai nuk përfaqëson qëndrimin legjislativ të Parlamentit Evropian dhe nuk duhet ngatërruar me tekstin e direktivës së ardhshme.

Forma e saktë e veprave të reja penale, sanksioneve dhe kompetencave hetimore, do të bëhet e qartë vetëm pas paraqitjes së propozimit nga Komisioni Evropian dhe zhvillimit të negociatave mes Parlamentit dhe Këshillit.

Ajo që tashmë është e qartë, është se BE po përpiqet të përshtatë instrumentet e saj me një realitet kriminal që ka ndryshuar ndjeshëm që nga viti 2008: nga organizatat me hierarki të dukshme dhe struktura relativisht të qëndrueshme, drejt rrjeteve më të lëvizshme, të decentralizuara dhe të afta për të blerë shërbime kriminale sipas nevojës./Pamfleti nga “Informat.ro”krimi si shërbim be rregullat kundër krimit të organizuar Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Vuçiç zbardh detaje nga biseda me Putin: Folëm për gazin, Ukrainën dhe Ballkanin 26 Shtator 2026, 13:3913:39Rajoni dhe Bota Paqe me fjalë, dronë në Iran; loja e dyfishtë e Xi Jinping kundër Trump dhe SHBA-së 26 Shtator 2026, 13:1013:10Rajoni dhe Bota Senati kërkesë Trumpit: Tërhiq ftesën për Putinin në G20! 26 Shtator 2026, 12:0312:03Rajoni dhe Bota Rusia godet “zemrën” digjitale të Ukrainës, mijëra qytetarë mbeten pa internet 26 Shtator 2026, 11:4211:42Rajoni dhe Bota “Dolce vita” për kryeministrin hungarez, Peter Magyar xhiro me Vespa në Romë; pamjet bëhen virale (Video) 26 Shtator 2026, 11:1711:17Rajoni dhe Bota Putin u përgjigjet paralajmërimeve për luftë, sulmon Evropën: Cirku iku, kllounët mbetën! 26 Shtator 2026, 10:1810:18Rajoni dhe Bota