Nga ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike Paris 2024 në Lungomaren e Vlorës. Arthur Cadre, akrobati, balerini dhe kontorsionisti francez që interpretoi personazhin futurist "Golden Voyager", ishte një nga surprizat e DansMusik Fest, duke dhuruar një performancë që rrëmbeu vëmendjen e publikut shqiptar dhe turistëve të huaj në qytetin bregdetar. Pamjet u ndanë edhe nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku shfaqet artisti duke u ngritur deri në 30 metra mbi tokë, sa të duket sikur po lundron në ajër. I veshur me kostum të bardhë, Cadre dukej sikur po ngjitej në këmbë drejt qiellit, nën një kupolë të krijuar me efekte drite që imitonte një qiell plot yje. Performanca krijoi iluzionin e një udhëtimi drejt hapësirës dhe ishte një nga momentet më mbresëlënëse të mbrëmjes. LEXO EDHE:'E dua këtë vend', Richard Grenell me pushime në bregdetin shqiptar! Shfaqet sportiv mes Vlorës dhe Radhimës: Vendi perfekt për të mbyllur verën Cadre u bë i njohur në mbarë botën pasi interpretoi "Golden Voyager" në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit, një personazh artistik i frymëzuar nga eksplorimi i hapësirës dhe imagjinata futuriste, i cili u kthye në një nga simbolet e spektaklit olimpik. Në Vlorë ai performoi krah DJ Alok, duke u ngritur deri në rreth 30 metra lartësi në një shfaqje që mahniti të pranishmit dhe u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u pyetën nëse bëhej fjalë për një hologram apo për efekte të krijuara me inteligjencë artificiale. Në fakt, performanca u realizua live nga Arthur Cadre, një prej artistëve më të njohur francezë të artit akrobatik dhe kërcimit bashkëkohor. U.D/E.H/Shqiptarja.com TAG: Arthur Cadre Lungomare Vlore Golden Voyager Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.2% Vota total: 4190 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
