Përplasja e dy varkave turistike në liqenin e Komanit e ka kthyer në një moment paniku udhëtimin e pushuesve drejt Lumit të Shalës. Incidenti ndodhi këtë të mërkurë rreth orës 15:15, ndërsa dy mjetet lundruese po transportonin pushues vendas e të huaj. Pas përplasjes, pasagjerët u nxorën në breg me mjete të tjera lundruese. Pesë mbetën të plagosur lehtë, ndërsa pushuesit e tjerë nuk pësuan lëndime. Njëri prej tyre ka marrë dëmtime të lehta në kraharor, ndërsa dy gra kanë pësuar dëmtime në këmbë dhe në krah. Një prej pasagjerëve është turist i huaj, ndërsa 4 të tjerët që mbetën të lënduar, janë nga Lezha. LEXO EDHE:Përplasja e 2 varkave në Liqenin e Komanit, momenti kur 5 turistët e plagosur mbërrijnë në Spitalin e Shkodrës (VIDEO) Në Koman mbërriti një helikopter i Shëndetësisë dhe një helikopter ushtarak, të cilët transportuan katër prej të dëmtuarve drejt Spitalit të Shkodrës. Një tjetër i plagosur, në gjendje më të mirë, u transportua me autoambulancë. Shkaku kryesor dyshohet të këtë qenë shpejtësia e lartë, megjithatë do të jenë autoritetet përkatëse që do të zbardhin rrethanat e përplasjes dhe shkaku që solli incidentin në liqenin e Komanit. Njoftimi i Policisë: "Koman, Vau i Dejës/Informacion paraprak Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar 5 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit e tjerë që ndodheshin në mjetet lundruese nuk kanë pësuar dëmtime. Shtetasit që ndodheshin në mjetet lundruese janë nxjerrë në kalatën e Komanit, me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes." Pak ditë më parë, në një tjetër incident ujor në Porto Palermo, por në rrethana krejt të ndryshme, 4 persona u plagosën duke pësuar djegie të niveleve të ndryshme në trup, pas shpërthimit në motorin e një skafi. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 17:53 Përplasja e 2 varkave në Liqenin e Komanit, momenti kur 5 turistët e plagosur mbërrijnë në Spitalin e Shkodrës (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamje kur 5 turistët e plagosur në incidentin e ndodhur në liqenin e Komanit, kanë mbërritur në spitalin e Shkodrës.Ata mbetën të plagosur gjatë përplasjes së 2 varkave turistike me të cilat po udhëtonin.Turistët u nxorën menjëherë nga uji me ndihmën e mjeteve të tjera lundruese dhe 4 prej tyre u transportuan në Spitalin e Shkodrës me 2 helikopterë dhe 1 tjetër me një autoambulancë. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/SI.E./Shqiptarja.com TAG: aksident lumi i shales liqeni i komanit Shkoder anije turistike Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.6% Shoqëria 27.1% Social media 16.2% Vota total: 4143 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
