Lajme Zone
EkonomiShqiptarja

Nga India te Filipinet, të gjithë duan të punojnë në Jug! Këtë sezon janë trefishuar kërkesat për leje qëndrimi


Krahasuar me të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit, të huajt në jug të vendit përfaqësojnë gati 40 përqind të tw huajve tw punësuar në të gjithë vendin.

Vlora, Himara e Saranda nuk po tërheqin vetëm turistë të huaj. Gjithnjë e më shumë shtetas nga vende të Azisë dhe Afrikës po zgjedhin qytetet bregdetare për të punuar e jetuar. Nga Filipinet e India, te Nigeria e Gana, ata janë tashmë pjesë e tregut lokal të punës. Kanë ardhur me kontrata 1-vjeçare, por synojnë të qëndrojnë më gjatë. LEXO EDHE:Audi A8 përfshihet nga flakët pranë Radhimës, makina digjet plotësisht “Kam një kontratë njëvjeçare për punë dhe jam këtu prej rreth tre muajsh. Punoj si shef kuzhine dhe ka ardhur per lejen e qendrimit. Besoj se do të qëndroj gjate ketu" thotë një punonjës. “Punoj në një agjenci ku kam shumë kontakte me njerëzit. Kam aplikuar për një vit dhe më pas do të shohim nëse do e zgjas. Nuk është e vështirë të aplikosh, të punosh e të jetosh këtu, thotë një tjetër “Është hera e parë që kam ardhur për të punuar këtu. Kam kontratë pune 1-vjeçare. Më pëlqen Vlora dhe sot jam këtu për të rinovuar lejen e qëndrimit" thotë një tjetër “Jam nga Filipinet. Punoj në një kompani uji në Vlorë. Kam tre muaj këtu. Jam i kënaqur që kam zgjedhur vendin tuaj" thotë një tjetër. Rritja e numrit të punetoreve te huaj reflektohet edhe në shifrat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin. Në periudhën janar–korrik 2025 janë procesuar 1,685 kërkesa për leje qëndrimi dhe unike. Në të njëjtën periudhë të vitit 2026, numri i kërkesave u trefishua duke arritur në 5,065. KËRKESA PËR LEJE QËNDRIMI DHE UNIKEJANAR–KORRIK 2025 → 1,685JANAR–KORRIK 2026 → 5,065Krahasuar me të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit, të huajt në jug të vendit përfaqësojnë gati 40 përqind të të huajve të punësuar në të gjithë vendin. Gjatë 6 muajve të parë të këtij viti Agjencia ka miratuar 12 348 aplikime punësimi për të huajt. Një shifër që tregon një tendencë në rritje. Gjatë gjithëë 2025-ës, numri i aplikimeve ishte 18,156. U.D/Shqiptarja.com TAG: leje qendrimi Vlore himare sarande Azia Afrika e Jugut Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

2 Shtator, 23:22

Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.3% Të gabuar 20.5% Nuk e di 4.1% Vota total: 1334 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?