Nga flamingoja e protestave kundër investimit të Jared Kushner në Zvërnec, te karriget e “Dialogut” përpara Kryeministrisë. Edi Rama ka zgjedhur një tjetër simbol për profilin e tij në Facebook, duke e vendosur ftesën për dialog me protestuesit në qendër të mesazhit të tij politik, në një kohë kur ata vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e tij. Kryeministri ka zëvendësuar foton e profilit dhe kopertinën me pamje të karrigeve me mbishkrimin “Dialog”, të cilat prej dy ditësh i ka vendosur në bulevard, përpara zyrës së tij. Deri pak kohë më parë, në foton e profilit mbante imazhin e një flamingoje, e cila u bë simbol i protestave kundër investimit të Jared Kushner në Zvërnec, që zgjatën mbi 140 ditë në Tiranë. E teksa Tirana sërish nuk gjen qetësi si pasojë e protestave, Rama ka dy ditë që u ka ofruar protestuesve të ulen për të diskutuar pa kushte, duke përjashtuar nga ftesa ata që ushtrojnë dhunë. Protestuesit, nga ana tjetër, e kanë refuzuar ofertën dhe kanë këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij, ndërsa disa prej karrigeve janë përmbysur dhe shkatërruar. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme në Shqipëri, Asambleja Parlamentare e OSBE dënon sulmet ndaj medias: Palët të përmbahen, dhuna s’ka vend në demokraci Me këtë ndryshim, Rama e zhvendos përballjen simbolikisht edhe në rrjetet sociale. Në vend të flamingos, tashmë në krye të profilit të tij qëndrojnë karriget e “Dialogut”, përmes të cilave kryeministri kërkon të theksojë se ftesa për bisedime mbetet e hapur, pavarësisht refuzimit të protestuesve. U.D/Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Land: 21/10/2026 19:43 Ik o fare e ndyre narciste-mazikiste Përgjigju Ina: 21/10/2026 19:12 Ke marre fund o Km i korruptuar deri ne palce te ardh fundi i i pakthyeshem Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 10202 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

