Lajme Zone
Nga e shtuna fillon zbatimi i “Safe City” në territorin e SPB Veles
TeknologjiTelegrafi

Nga e shtuna fillon zbatimi i “Safe City” në territorin e SPB Veles

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se nga e shtuna, më 12.09.2026, sistemi për mbikëqyrjen e trafikut “Safe City” fillon të funksionojë edhe në territorin e SPB Veles.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se nga e shtuna, më 12.09.2026, sistemi për mbikëqyrjen e trafikut “Safe City” fillon të funksionojë edhe në territorin e SPB Veles.Pas kryerjes së verifikimeve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në rrugët e territorit të SPB Veles. "Me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontrolli më i madh dhe i vazhdueshëm i trafikut, zbulimi në kohë i shkeljeve të rregullave rrugore, rritja e disiplinës në trafik dhe përmirësimi i sigurisë rrugore"."Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë denjësisht rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe me sjellje të përgjegjshme të kontribuojnë për siguri më të madhe në rrugë", thonë nga MPB.