Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Nga dorëheqja e Ramës te qeveria teknike/ Aktivistja, Arvina Lleshi përsërit kërkesat e protestuesve në revoltën e 111 kundër qeverisë


Në revoltën e 111 kundër Ramës, aktivistja Arvina Lleshi ka rikujtuar kërkesat e protestuesve. Në fjalën e saj, Lleshi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

Në revoltën e 111 kundër Ramës, aktivistja Arvina Lleshi ka rikujtuar kërkesat e protestuesve. Në fjalën e saj, Lleshi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë. Ajo përsëriti gjithashtu kërkesën për krijimin e një qeverie teknike, tranzitore dhe jopartiake, me mandat 12-mujor. Protestuesit kërkojnë edhe ndryshime kushtetuese, përfshirë ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe të ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme. “Rikujtojmë edhe njëherë kërkesat e kësaj proteste: dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe të qeverisë. Krijimin e një qeverie teknike, tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë, ndër të tjera, ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme. Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Paralelisht, kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra për ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investimet strategjike. Kontrata e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, të rinj dhe qytetarë apolitikë, të propozuar nga sheshi i protestës”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Arvina Lleshi edi rama protesta