Majlinda Mazelliu, përfaqësuese e British Council në Shqipëri, ishte e pranishme në ceremoninë e diplomimit të 546 studentëve të Universitetit “Luarasi”, ku përcolli një mesazh për të diplomuarit dhe rëndësinë e formimit të tyre profesional. Duke iu drejtuar drejtuesve të universitetit, pedagogëve dhe studentëve, Mazelliu u shpreh se ishte nder të ishte pjesë e kësaj dite të veçantë dhe vlerësoi bashkëpunimin mes British Council dhe Universitetit “Luarasi”. “Sot është një ditë e veçantë, që shënon përmbylljen e rrugëtimit akademik dhe fillimin e karrierës profesionale. Në këtë rrugëtim, njohja e gjuhës angleze përbën një avantazh, duke ju hapur dyert dhe duke u mundësuar të rinjve qasje dhe lidhje globale”, tha Mazelliu. Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mundësive që u ofrohen të rinjve për të lehtësuar kalimin nga jeta akademike drejt tregut të punës. “Ajo që po bëjmë bashkë me zonjën Hysenbelliu është ofrimi i mundësive që të lehtësojnë jetën. Është kënaqësi që të jemi partnerë me Luarasin, në një mision që kontribuon në formimin profesional”, u shpreh përfaqësuesja e British Council. Mazelliu i uroi suksese 546 të diplomuarve në rrugëtimin e tyre të ri profesional, duke nënvizuar rëndësinë e dijes, aftësive dhe lidhjeve ndërkombëtare në ndërtimin e karrierës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Majlinda Mazelliu përfaqësuese e British Council
