Lajme Zone
Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nga deputete në krye të Shëndetësisë! Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në takimin prezantues të ministres së re në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila vlerësoi kontributin e Klodiana Spahiut në sektorin e shëndetësisë, njohjen e prioriteteve të këtij sektori, si dhe angazhimin e saj ndër vite në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në takimin prezantues të ministres së re në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila vlerësoi kontributin e Klodiana Spahiut në sektorin e shëndetësisë, njohjen e prioriteteve të këtij sektori, si dhe angazhimin e saj ndër vite në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët. “MSHMS tashmë do të drejtohet nga Klodiana Spahiu, e cila, për background-in e saj, së pari është mjeke dhe është një njohëse shumë e mirë e të gjitha prioriteteve që MSHMS ka pasur ndër vite, si dhe një lobuese shumë e mirë për të gjitha çështjet që kërkojnë vëmendje, jo vetëm nga ligjvënësit, por edhe për qytetarët. Ka qenë mbështetëse e jashtëzakonshme për të gjitha ato çështje me të cilat jeni përballur të gjithë ju.”, tha Koçiu. Zëvendëskryeministrja Koçiu vlerësoi gjithashtu punën e ministres paraardhëse, prof. Evis Sala, si dhe rezultatet e arritura gjatë drejtimit të saj. Ajo nënvizoi rëndësinë e vijimit të reformave, ndër të cilat reformimi i shërbimit onkologjik dhe ngritja e Institutit të Onkologjisë në QSUT, avancimi i autonomisë spitalore, reformimi i strukturës së shërbimit spitalor dhe atij parësor, si dhe përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian. Në fjalën e saj, ministrja Klodiana Spahiu theksoi rëndësinë e një institucioni më të hapur dhe më pranë qytetarëve, duke vendosur dëgjimin dhe adresimin e problematikave në qendër të punës së Ministrisë dhe institucioneve shëndetësore. “Duke filluar që nesër do të kemi një zyrë të hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, për të adresuar dhe dëgjuar një problematikë që nuk është zgjidhur diku tjetër. Për këtë qëllim do të angazhohemi të gjithë ne. Të njëjtën gjë do ta bëjnë të gjitha institucionet shëndetësore terciare që janë këtu. Që nga ky moment, kjo do të jetë prania jonë besnike dhe insistoj në çdo moment që, në rastet kur do të kemi problematika apo mungesa, ato të vijnë duke u pakësuar dhe duke u përmirësuar, sepse ky është një proces në evoluim.”, tha ajo. Ministrja Spahiu falënderoi stafet e sistemit shëndetësor për punën dhe kontributin e tyre, ndërsa prezantoi vizionin e saj për drejtimin e sektorit dhe vijimin e objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Ajo vendosi theksin te besimi dhe bashkëpunimi brenda sistemit, si bazë për të çuar më tej rezultatet e arritura dhe për të përcaktuar objektiva të qarta, afatshkurtra dhe afatmesme. “Unë kam 13 vite që e zhvilloj me ju betejën e shëndetësisë. Sfida është e shumëfishtë. Sfida e parë është për besimin dhe këtë mos e harroni, sepse secili nga ne duhet ta ketë këtë si qëllimin kryesor. Dhe unë, të paktën, këtij parimi nuk i ndahem. Dua që ne të shohim përpara dhe objektivat që do t’i vendosim vetes, afatshkurtra dhe afatmesme, të kenë një deadline.”, tha Spahiu. Profili i ministres Klodiana Spahiu

Dr. Klodiana Spahiu është mjeke kardiologe dhe mban titullin “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Ajo është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1997 dhe është specializuar në Kardiologji pranë QSUT-së gjatë viteve 1998–2002.

Ka kryer trajnime të avancuara në kardiologji joinvazive dhe invazive në Itali, si dhe studime pasuniversitare dhe një master profesional në Menaxhim Shëndetësor.

Përvoja e saj profesionale përfshin ushtrimin e profesionit si kardiologe, drejtimin e Spitalit të Durrësit dhe angazhimin në mësimdhënien universitare.

E zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2009, ajo ka vijuar aktivitetin parlamentar dhe, në vitin 2025, u emërua Nënkryetare e Kuvendit.

Dr. Klodiana Spahiu sjell në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale një përvojë të gjerë mjekësore, akademike dhe institucionale. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb