Një tjetër goditje kundër Gianni Infantinos. Sipas asaj që raportohet nga 'Telegraph', gazeta angleze, presidenti aktual i FIFA-s i ka paguar një dëmshpërblim me gjashtë shifra një punonjëseje me të cilën dyshohet se ka pasur një lidhje. E gjitha kjo në kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, në periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2016. ÇFARË NDODHI - Gazeta pretendon se gruaja, fillimisht e punësuar me një rol administrativ në UEFA, gjatë marrëdhënies së supozuar me Infantinon ishte promovuar, duke marrë një rritje prej 30% të pagës (rreth 160 mijë franga zvicerane). Për më tepër, pas largimit nga UEFA, ajo ka marrë financimin në një Master në Administrim Biznesi, me tarifa prej 45 mijë paundësh në vit, si dhe ndihmën e Infantinos për të gjetur një punë të re. UEFA, sipas Telegraph, konfirmoi pagesën gjashtëshifrore të ndërprerjes së punësimit. LEXO EDHE:Norvegjia kërkon dorëheqjen e Infantinos, Meksika dhe Argjentina mbështesin presidentin e FIFA-s “Jemi në dijeni të akuzave dhe mund të konfirmojmë se personit në fjalë i është bërë një pagesë në momentin e përfundimit të marrëdhënies së punës, së bashku me financimin e tarifave universitare për një MBA pranë një shkolle lokale biznesi. Ky lloj pagese ishte në përputhje me rregulloret që ishin në fuqi në atë kohë për personelin që largohej.” INFANTINO KUNDËR PLATINI - Sipas burimeve të gazetës, presidenti i atëhershëm i UEFA-s, Michel Platini, ishte përballur me Infantinon (Telegraph specifikon se e ka kontaktuar, por pa marrë komente). Vendimi përfundimtar? Ta linin punonjësen të largohej me një pagesë largimi. Arsyeja ishte se promovimi i saj do të kishte ngjallur dyshime te kolegët, ajo kishte kaluar nga një rol administrativ në një pozicion menaxherial më të paguar. Një zëdhënës i Infantinos ka deklaruar se “presidenti mohon me forcë çdo akuzë”, duke i cilësuar deklaratat si “kategorikisht të rreme dhe shpifëse”. Duket se gjatë diskutimit të brendshëm, Platini u përball me Infantinon, duke i thënë diçka të ngjashme me: "Ose ajo largohet, ose ti". Presidenti i FIFA-s është i martuar me Lina al-Ashkar për më shumë se njëzet vjet. Të dy kanë katër fëmijë. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: uefa FIFA Gianni Infantino Michel Platini Lina al-Ashkar Komente Komento Or tej: 08/08/2026 08:43 Korrupsion i gjalle or teeeejjjjj Përgjigju Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.2% Jo 60.9% Nuk e di 4.9% Vota total: 3033 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

