Lajme Zone
Përfshihen në aksident tre makina në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përfshihen në aksident tre makina në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit. Tre automjete janë përfshirë në përplasjen, ndërsa si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me përplasjen.