Lajme Zone
SportABC News Albania

VIDEO/ Fluks i lartë në Morinë, mbi 11 mijë qytetarë dhe 7 mijë automjete hyjnë në Shqipëri në vetëm tre orë

Fundjava ka nisur me fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinit, ku mijëra qytetarë të Kosovës po shfrytëzojnë temperaturat e larta të gushtit për të kaluar pushimet në bregdetin shqiptar.

Fluksi më i madh është shënuar në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave paraprake, vetëm në tre orë kanë hyrë në territorin e Shqipërisë përmes Morinit më shumë se 11 mijë qytetarë, me rreth 7 mijë automjete.

Për përballimin e fluksit, Policia Kufitare ka vënë në dispozicion gjashtë sportele të dedikuara për automjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat, sipas protokollit, nuk i nënshtrohen kontrolleve të plota. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet