Lajme Zone
Nga Al-Kaeda te “ujqërit e vetmuar” dhe inteligjenca artificiale, analiza e REL: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 shtatorit
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Nga Al-Kaeda te “ujqërit e vetmuar” dhe inteligjenca artificiale, analiza e REL: Si ndryshoi terrorizmi pas 11 shtatorit

Një çerek shekulli pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, kërcënimi terrorist ka sot një fytyrë tjetër.

Një çerek shekulli pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, kërcënimi terrorist ka sot një fytyrë tjetër. Nga organizatat e centralizuara, me struktura, kampe trajnimi dhe udhëheqje të qartë, rreziku është zhvendosur gjithnjë e më shumë drejt individëve të radikalizuar online, grupeve të decentralizuara dhe përdorimit të teknologjive të reja.

Për REL, këtë transformim e ilustron më së miri rasti i 25-vjeçarit afgan, të identifikuar vetëm si Farhad N.

Ai ishte vetëm disa muajsh kur terroristët e Al-Kaedës së udhëhequr nga Osama Bin Laden rrëmbyen avionë pasagjerësh dhe i përplasën dy prej tyre me kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, më 11 shtator 2001.

Mijëra vetë u vranë dhe nisi një epoke e re në luftën kundër terrorizmit. Njëzet e pesë vjet më vonë, Farhad N. u dënua me burgim të përjetshëm në Gjermani, pasi përplasi një automjet mbi një turmë njerëzish në Mynih.

Dy persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. 25-vjeçari nuk rezultoi te kishte lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë organizatë terroriste, por ishte radikalizuar ne internet dhe e kishte ndërmarrë sulmin me iniciativën e tij.

Ky ndryshim është një nga tiparet kryesore të terrorizmit të sotëm: Nga organizatat e mëdha, tani sulmet kryen nga individë të caktuar.

Pas tragjedisë së 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara nrrëzuan regjimin taliban dhe goditën rëndë strukturën drejtuese të Al-Kaedës.

Organizata megjithatë nuk u zhduk, por u përshtat. Në vend të një strukture të përqendruar rreth liderit Al-Kaeda ndërtoi një rrjet më të decentralizuar, me degë në vende të ndryshme të botës. “Dikur do t’i quanim aktorë të vetmuar apo ‘ujqër të vetmuar’.

Kjo është e ardhmja”, thotë një ish-diplomat amerikan me përvojë shumëvjeçare në luftën kundër terrorizmit, i cili jep alarmin nga ndikimi i propagandës që qarkullon në internet, teksa insiston se teknologjitë që nuk ekzistonin 25 vjet më parë – përfshirë dronët, inteligjencën artificiale dhe mediat sociale -sot janë duke krijuar një mjedis krejtësisht të ri dhe të rrezikshëm. Top Channel