Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nga Agasi, tek AKSHI, “rrugët e florinjta’ dhe Aruba, Berisha rendit para SPAK aferat e qeverisë Rama: Miliona euro për KAYO-n


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Berisha foli për mediat, ku akuzoi qeverinë Rama për një sërë aferash korruptive, duke renditur mes tyre ndërtimin e rrugëve, procedurat e lidhura me AKSHI-n, aferën e inceneratorëve dhe çështje të tjera që, sipas tij, i kanë kushtuar miliarda euro shqiptarëve. Berisha deklaroi se rrugët në Shqipëri ndërtohen me kosto shumë më të larta se në vendet e tjera të Evropës dhe ngriti pyetje lidhur me disa prej kontratave dhe vendimeve të qeverisë. Një tjetër pikë e akuzave të tij ishte Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Berisha pretendoi se përmes saj janë abuzuar mbi 600 milionë euro dhe ngriti akuza edhe për rolin e Endri Agasit, të cilin e përmendi në lidhje me tenderë dhe procedura të ndryshme. Në përfundim, Berisha sulmoi SPAK-un, duke e akuzuar se funksionon si “mburojë” për qeverinë dhe për personat pranë saj.

“A duhej të pyetej Edi Rama nga skllevërit e tij në këtë institucion për rrugët që ndërtohen me çmime 6 deri në 10 herë më të larta se në Evropë?

A duhej të pyetej Edi Rama për gjobën prej 120 milionë euro që i bëri shqiptarëve me aferën Beketi?

A duhet të pyetet Edi Rama për kontratën me të cilën gjobit shqiptarët me 130 milpionë, dhe anulimi i së cilës do të kushtojë 700 milionë euro sepse Rama do të marrë aksionet e tij?

A duhet të pyetet Edi Rama për takimin në Aruba, në të cilin morën pjesë trafikantët, ndërtuesit, dhe morën pjesë të dërguarit e Edi Ramës, emrat e të cilëve i mbajnë sekret skllevërit e tij?

A duhej të pyetej Edi Rama për AKSHI-n, në të cilin familjarisht ka grabitur mbi 600 milionë euro?

A duhej të pyetej Edi Rama për rolin e Ergys Agasit, i cili është i filmuar dhe fotografuar në të gjitha format?

A duhej të pyetej Edi Rama për urdhrat që i ka dhënë Ermal Beqirit për operacionet më të ndyra ndaj shqiptarëve dhe të huajve në Shqipëri?

A duhej të pyetej Edi Rama për të gjitha portet dhe pronat e ushtrisë, të dhëna me firmën e tij jo të presidentit të Republikës, klientelës së tij?

A duhej të pyetej Edi Rama për IPARD-in? Mori këshilltare ministren e cila gjobiti fermerët shqiptarët me 130 milionë euro para të IPARD-it për shkak të vjedhjes së tyre.

A duhej të pyetej Edi Rama për KAYO-n e tij, në të cilin i jep kompanisë 40 milionë euro, blen makinat dhe ato makina i blen qeveria? A ndodh në botë një skemë e tillë vjedhje si këtu?”, u shpreh ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: sali berisha