Lajme Zone
​Nga 50 eurot te 500-shet, Pafos eliminon Dinamon dhe ironizon festën e parave
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

​Nga 50 eurot te 500-shet, Pafos eliminon Dinamon dhe ironizon festën e parave

Festa me mijëra euro e Dinamo City-t u kthye në një bumerang të hidhur pas eliminimit nga garat evropiane përballë qipriotëve të Pafos FC.

Festa me mijëra euro e Dinamo City-t u kthye në një bumerang të hidhur pas eliminimit nga garat evropiane përballë qipriotëve të Pafos FC. ​Pasi eliminuan FK Auda-n, presidenti i bluve, Ardian Bardhi, u bë viral duke hedhur tufa kartëmonedhash 50-euroshe mbi lojtarët në dhomat e zhveshjes si premio. Por euforia zgjati pak: mbrëmjen e djeshme, Pafos mposhti Dinamon dhe i dha fund ëndrrës së tyre evropiane. ​Menjëherë pas ndeshjes, futbollistët e Pafos goditën me një foto thumbuese ku pozonin me printime 500-euroshe. Mesazhi ishte i qartë dhe fusha foli vetë: kualifikimi fitohet me lojë, jo me shfaqje parash. Top Channel