Lajme Zone
Pësoi djegie nga zjarri në hotel në Vlorë, ndërron jetë në Turqi  25-vjeçarja
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Pësoi djegie nga zjarri në hotel në Vlorë, ndërron jetë në Turqi 25-vjeçarja

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila mbeti e plagosur rëndë në zjarrin e hotelit “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht. E reja pësoi djegie në rreth 85% të trupit dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Shqipëri, u transportua drejt Turqisë për trajtim të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe gjendjes së saj të monitoruar intensivisht, 25-vjeçarja

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila mbeti e plagosur rëndë në zjarrin e hotelit “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës, më 16 gusht. E reja pësoi djegie në rreth 85% të trupit dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore në Shqipëri, u transportua drejt Turqisë për trajtim të specializuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe gjendjes së saj të monitoruar intensivisht, 25-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Ana jetonte me familjen e saj në zonën e Shkozetit në Durrës. Ndarja e saj nga jeta ka tronditur familjarët, të cilët prej ditësh shpresonin për përmirësimin e gjendjes së saj.

Zjarri në hotelin “Brooklyn” shpërtheu në orët e para të 16 gushtit dhe la të plagosur gjashtë persona. Për t’u shpëtuar flakëve, disa prej tyre u detyruan të dilnin nga godina përmes ballkoneve. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm