Lajme Zone
Lamtumirë e hidhur nga “San Siro”, Leao zbulon pengun e madh: “Doja të ndahesha ndryshe nga Milani
SportTop Channel

Lamtumirë e hidhur nga “San Siro”, Leao zbulon pengun e madh: “Doja të ndahesha ndryshe nga Milani

Portugezi u shpreh për mikrofonat e Claudio Raimondit: “Kish ardhur momenti për t’i thënë lamtumirë njëri-tjetrit, por do të kisha dashur ta bëja ndryshe”. Pak fjalë, të ndjera, për të mbyllur një kapitull të gjatë prej shtatë vitesh dhe për t’u projektuar drejt jetës së tij të re në Turqi.

Portugezi u shpreh për mikrofonat e Claudio Raimondit: “Kish ardhur momenti për t’i thënë lamtumirë njëri-tjetrit, por do të kisha dashur ta bëja ndryshe”. Pak fjalë, të ndjera, për të mbyllur një kapitull të gjatë prej shtatë vitesh dhe për t’u projektuar drejt jetës së tij të re në Turqi. Gati për të fluturuar drejt Stambollit për të firmosur me Galatasaray-n, Rafa Leao, i pranishëm në “San Siro” për të ndjekur sfidën Milan-Venezia, ka komentuar fundin e historisë së tij milaniste: “Është një moment i vështirë, – tha ai. – Përshëndeta shokët e mi të skuadrës pas shtatë vitesh pranë tyre. Klubi më ka ndihmuar gjithmonë, më ka bërë të rritem dhe të kuptoj se çfarë është niveli i lartë, duke përfaqësuar një shoqëri të madhe si Milani.

Tashmë ka ardhur momenti për të thënë lamtumirë. Do të kisha dashur të përshëndesja në një mënyrë tjetër, ndoshta duke qenë aty, në fushën e lojës, edhe një herë të fundit përpara tifozëve, të cilët më kanë ndihmuar shumë, veçanërisht në momentet më të errëta. Me siguri që do të mbetem në historinë e klubit, sepse e di mirë atë që kam bërë këtu. Do t’i mbaj në zemër të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë; më mbetet vetëm t’i falënderoj”.

Në fund, i pyetur nëse kjo do të thotë fundi i një dashurie, sulmuesi u përgjigj: “Dashuri e përfunduar? Nuk është një dashuri që përfn, sepse ndjenja që kam për Milanin nuk do të shuhet kurrë. Tani do ta ndjek skuadrën nga larg”. Top Channel