Fshati Lusën, pjesë e Njësisë Administrative Ujmisht në Bashkinë Kukës, po përballet me një braktisje të vazhdueshme të banorëve si pasojë e mungesës së infrastrukturës. Rruga e brendshme prej rreth 8 kilometrash që lidh fshatin me qytetin e Kukësit është në gjendje të amortizuar dhe gjatë dimrit apo reshjeve të dendura shpesh bëhet e pakalueshme. LEXO edhe...SPECIALE/ Mulliri shekullor dhe kullat që po zgjohen, udhëtim në fshatin Arrën të Kukësit ku po lind një histori e re rikthimi Kryeplaku i fshatit, Jonuz Kolgjini, thotë se përveç largimit të banorëve, po braktiset edhe blegtoria, ndërsa në disa familje mungon edhe uji i pijshëm. Sipas tij, Bashkia Kukës është kufizuar vetëm në ndërhyrje për mirëmbajtjen e rrugës gjatë reshjeve të borës ose shirave, pa realizuar investime për rikonstruksionin e saj. Kryeplaku tregon se fenomeni i largimit të banorëve është përshpejtuar në vitet 2010–2015. Nga mbi 150 familje që jetonin dikur në Lusën, sot kanë mbetur vetëm rreth 70, ndërsa rikthimi i banorëve është pothuajse i pamundur. Vetëm rreth 15 familje kthehen gjatë verës për pushime. Ashtu si shumë zona të thella malore të Kukësit, edhe Lusna po përjeton pasojat e shpopullimit. Shtëpitë e braktisura janë shtuar, ndërsa ekonomia e fshatit, e mbështetur kryesisht në bujqësi dhe blegtori tradicionale, po dobësohet nga mungesa e tregjeve për shitjen e produkteve dhe mungesa e subvencioneve për fermerët. K.M/ReportTv.al Jonuz Kolgjini fshati Lusen Kukes Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 66.1% I gabuar 25.3% Nuk e di 8.5% Vota total: 1010 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

