Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për një afat që varion nga 10-60 ditë për deputetët e PD-së. Konkretisht, përjashtimi me 60 ditë nga seanca plenare është kërkuar për Flamur Nokën, Belind Këlliçin, Fidel Krekën, Edi Palokën, Besart Xhaferrin dhe Luçiano Boçin.
Ndërkohë është kërkuar përjashtimi me 10 ditë për 14 deputetë të tjerë, të cilët janë Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.
Sipas kërkesës, Grupi Parlamentar i PS-së pretendon se deputetët e opozitës penguan zhvillimin normal të seancës, bllokuan foltoren dhe u përfshinë në veprime që, sipas PS-së, cenuan rendin parlamentar dhe procesin e votimit.
Në kërkesë thuhet gjithashtu se deputetët Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka dhe Luçiano Boçi, të cilët, sipas PS-së, kanë fyer dhe goditur me shishe uji deputetë të mazhorancës.
Kujtojmë se seanca e sotme është shoqëruar me debate të ashpra dhe përplasje të cilat kanë degraduar deri në konfrontim fizik. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

