Kryeministri izraelit në detyrë, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjet për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij politik, Gadi Eisenkot, duke deklaruar se një qeveri e tillë mund të ndihmojë në eliminimin e kërcënimit që vjen nga Irani. Mediat e huaja shkruajnë se pas një takimi me Eisenkot të enjten, Netanyahu deklaroi se biseda kishte forcuar edhe më shumë bindjen e tij se krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar është i domosdoshëm për garantimin e sigurisë së Izraelit. LEXO edhe...Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: Nuk na duhet më një marrëveshje me Iranin! Nuk do të hezitoj nëse nevojiten sulme të reja Në një video-deklaratë, ai theksoi se një qeveri e tillë mund ta eliminonte “njëherë e përgjithmonë kërcënimin iranian”. Netanyahu shtoi se kjo qeveri do të përbëhej nga parti që e njohin Izraelin si shtet të popullit hebre. Sipas tij, qeveria do të përqendrohej në përballimin e sfidave të sigurisë, veçanërisht të kërcënimit nga Irani, për të cilin pretendoi se “nuk do të hezitonte të përdorte armë bërthamore kundër nesh”. Nga ana tjetër, Gadi Eisenkot deklaroi se Netanyahu e di që ka humbur, duke e cilësuar thirrjen e tij për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar si një “manovër politike”. R.Xh/ReportTv.al Gadi Eisenkot Benjamin Netanyahu lufta në Iran iran Izrael Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 66.4% Të gabuar 25.9% Nuk e di 7.7% Vota total: 1369 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
