Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ndau sot thirrjen për qytetarët që t’i bashkohen protestës së thirrur nesër nga opozita.
Protesta e njoftuar për herë të parë nga kryedemokrati Sali Berisha, do të mbahet para godinës së Kuvendit, si mesazh për politikën ndërsa të enjten pritet të votohet projektligji për ndryshimet territoriale.
Më këtë rast, Këlliçi ndan qëndrimin e tij për një protestë të madhe, që siç shprehet përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, duhet të ndodhë për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se bashkitë e vendit nuk janë prona e tij private./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

