Mund të jesh apo jo dakord me doktor Ilir Alimehmetin, si opozitar, por ai dëgjohet dhe ka një logjikë i gjithë diskursi i tij sa herë flet në publik. Është ndër ata politikanë të opozitës shqiptare që të lejon ta ndjekësh nga fillimi në fund. Ndër të paktët politikanë, që nuk të bën të fikësh televizorin. Ishte kështu dhe sot i ftuar në Report TV: I qartë, i qetë, i informuar, kundërshtar i mazhorancës. Qytetar! Si do të kishte qenë tranzicioni ynë i gjatë e i lodhshëm nëse politikanë si Ilir Alimehmeti do të përbënin shumicën dhe jo pakicën siç ndodh sot? A do të ishim mësuar të gjithë të dëgjonim, pastaj të flisnim? Të informohemi dhe pastaj të kundërshtojmë? Të respektojmë çdo mendim ndryshe? Të pranojmë çdo realitet të ndryshëm nga i yni dhe nëse dimë të bëjmë më të mirën, ta përmirësojmë? LEXO edhe...Kandidat për Tiranën në vendoret e 2027-ës? Alimehmeti: Do të ndjek procedurën, vendimin e merr spektri opozitar! Prioritet qyteti, shërbimet s’kanë politikë (VIDEO) Si do të ishte dhe vetë Partia Demokratike dhe opozita, e cila po kalon një kalvar torturash dhe autotorturash, copëtimesh, deligjitimimesh, nëse shumica e politikanëve të saj, në vend të ulërimave, dhunës, shpifjeve, sharjeve, sajimeve, të vërtetave dhe gjysëm të vërtetave, do të përpiqej t’i ngjasonte sadopak Ilir Alimehmetit në diksurset e tij në publik, apo atyre të tjerëve politikanëve të paktë që si ai janë? Është e thjeshtë të shohim çfarë ka prodhuar retorika agresive e një pjesë të madhe të politikanëve shqiptarë; Pasqyrën e veprave të tyre e shohim te disa të rinj e të reja në bulevard që përdorin të njëjtën gjuhë, të njëjtat forma, të njëjtat shpifje, të njëjtat çjerrje. Të painformuar dhe me kokën të mbushur plot me fake news të marra nga politikanë apo të thëna nëpër studio televizive. Është fare e thjeshtë të shohim se ç’prodhoi në këto vite retorika e dhunës e disa politikanëve edhe tek njerëz të thjeshtë apo tek elita kulturore shqiptare: Lehtësinë e agresivitetit ekstrem të fjalës, edhe pa ditur gjë fare. Vetëm instikte, vetëm xhelozi, vetëm dhunë, vetëm agresivitet. Vetëm plasje, shpërthime, bomba… edhe për më të voglin provokim. Edhe për gazetarët në redaksi është e vështirë që një politikan i logjikës dhe i qetë si Alimehmeti të prodhojë Lajm. Në fakt, pas shpërthimeve dhe ulërimave të disa politikanëve të tjerë, protestueseve që zënë pritë nëpër qendra komerciale me celular në dorë dhe fjalën e fundit në gjuhë… doktor Alimehmetit i erdhi radha të publikohej në orët e vona të natës online… Nuk kishte “shpërthyer”, nuk “plasi bombën”, “nuk u tall me dikë”, “nuk shpifi për një tjetër”… Pra: Nuk do të ishte i pëlqyeshëm për të shumtët dhe algoritmin që i përgjigjet instikteve. Nëse sot kemi pak politikanë si Ilir Alimehmeti, duhet të mendojmë se sa vëmendja jonë, sa interesi ynë ushqen dhe konsumon politikanë agresivë. Realiteti i tranzicionit tonë të lodhshëm dhe të gjatë, është pasqyra e asaj që ne dëshirojmë dhe projektojmë. a.m./P.J/ReportTv.al PD alba malltezi ilir alimehmeti Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.7% Magjistratëve 15.3% Nuk e di 6% Vota total: 2082 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

