Lajme Zone
"Nëse na sulmoni sërish, përgjigjja do të jetë shumë më e fuqishme"/ Netanyahu paralajmëron Iranin
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

"Nëse na sulmoni sërish, përgjigjja do të jetë shumë më e fuqishme"/ Netanyahu paralajmëron Iranin

Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm i ri ndaj Izraelit do të përballet me një reagim shumë më të ashpër.

Duke folur në Konferencën e Negevit, të mbajtur në Dimona, Netanyahu deklaroi se Izraeli nuk do të reagojë në të njëjtën mënyrë si më parë. "Mos mendoni se do të jetë qetësi nëse na sulmoni. Mos prisni një përsëritje të asaj që ndodhi. Nuk do të ketë përsëritje. Ajo që ndodhi ishte tashmë e fuqishme, por këtë herë do të jetë një ngjarje krejt ndryshe, shumë më e fuqishme", tha ai. Konferenca u zhvillua në Dimona, qytet pranë qendrës kryesore izraelite të kërkimit bërthamor. Sipas raportimeve, Irani kreu sulmin e fundit ndaj Izraelit më 8 qershor, pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) goditën objektiva të Hezbollahut në Bejrut.

Më pas, Izraeli ishte përgatitur për një valë më të gjerë sulmesh ndaj Iranit, por tensionet u ulën pasi presidenti amerikan Donald Trump minimizoi sulmet iraniane me raketa balistike dhe njoftoi një armëpushim. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.