Nga Ministria e së Vërtetës.
Neri i Policisë së Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të cilitdo profesion të tregohen vigjilent dhe të respektojnë rregullat kur hipin mbi motor.
Hita është shprehur se të gjithë, shefa komisariati, drejtor, deputet, ministër apo lacat e lagjes duhet të mendohen mirë para se të mos përdorin kaskën.
‘Shpullat e grushtet nuk njohin poste, ndaj vendosni kaskën kur hipni mbi motor mos ta pësoni si shefi i komisariatit të Krujës”, është shprehur Neri.
Ndaj dëgjoni këshillat e madhorit Skënder Hita, mos ta pësoni si shefi i komisariatit të Krujës. Mos dilni nga shtëpia dhe të hipni mbi motor me idenë se jeni më të fortë se ligji, pasi mundësia të përfsh me hundë të thyer është e madhe.

