Lajme Zone
Nëntor me shi, por temperatura të larta, Gjoni: Kaproiçot e motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike
Të tjeraReport TV

Nëntor me shi, por temperatura të larta, Gjoni: Kaproiçot e motit të shkaktuara nga ndryshimet klimatike

Muaji nëntor ka sjellë në vend reshjet e shiut, por ende jo uljen e temperaturave. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se gjithë kjo javë do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm.

Muaji nëntor ka sjellë në vend reshjet e shiut, por ende jo uljen e temperaturave. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave tha në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv se gjithë kjo javë do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm. “Gjatë gjithë javës pritet të ketë reshje shiu, të cilat do t’i kemi me intensitet mesatar deri në intensivë në qarqet e Veriut dhe Shqipërisë së Mesme. Në jug të vendit do të kemi reshje të dobëta deri në mesatare. Shkodra, Lezha Durrësi dhe Elbasani qarqet ku reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave”, tha Anira Gjoni. LEXO edhe...Dita nis me reshje shiu...parashikimi i motit për sot (VIDEO) Gjoni tha se temperaturarat minimale në ditët në vijim do të kenë një rritje prej 2 gradsësh, ndërsa ato maksimalet do të luhaten në vlerat 20-21 gradë celcius. Temperaturat makismale dhe minimale nesër parashikohen: Në zonat bregdetare 14/19 gradë celcius, Në zonat e ulëta 12/20 gradë celcius, Në zonat malore 7/13 gradë celcius. “Reshjet e shiut janë normale, por temperaturat e larta mbi mesataren shumëvjeçare kanë nisur që prej fillimit të këtij viti” tha Gjoni. Sa i përket reshjeve të dëborës Gjoni tha se do të jenë të dobëta në zonat malore vetëm gjatë fundjavës. Për përmbytjet, Gjoni nënvizoi se është ende herët të dalësh në një përfundim. “Problematika mund të kemi me daljen e përrenjve, jo përmbytje”, theksoi ajo. Në fund të intervistës Gjoni tha se të gjitha këto fenomene dhe kapriço të motit shkaktohen për shkak ndryshimeve klimatike. Xh.K/ReportTv.al anira gjoni reshje shiu Sot Live në Shqipëri Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 27.4% Nuk e di 10.1% Vota total: 3555 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?