Lajme Zone
Nëntë ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse, dy punëtorë nxirren të gjallë nga tuneli ku mbetën të bllokuar në Nepal
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nëntë ditë pas përmbytjeve vdekjeprurëse, dy punëtorë nxirren të gjallë nga tuneli ku mbetën të bllokuar në Nepal

Dy persona janë shpëtuar të gjallë nga një tunel në Nepal, më shumë se një javë pasi përmbytjet e menjëhershme goditën kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, duke shkaktuar një katastrofë me më shumë se 1,200 viktima.

Dy persona janë shpëtuar të gjallë nga një tunel në Nepal, më shumë se një javë pasi përmbytjet e menjëhershme goditën kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, duke shkaktuar një katastrofë me më shumë se 1,200 viktima. Sanjaya Shah dhe Kabir Maharjan u nxorën nga tuneli i Projektit Hidroenergjetik Trishuli 3A, ndërsa pamjet e shpëtimit tregojnë momentin dramatik kur dy burrat nxirren të gjallë pas ditësh të tëra të bllokuar.

Autoritetet thanë për BBC se të dy personat kanë pësuar lëndime në duar dhe këmbë. Pas shpëtimit, ata janë transportuar me helikopter drejt një spitali në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, pasi besohet se të paktën 39 persona të tjerë ndodhen ende të bllokuar në të njëjtin tunel.

Ndërkohë, më shumë se 100 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur në një rrjet tunelesh që ndodhen në zonat e hidrocentraleve përgjatë lumit Trishuli.

Shpëtimi i Shah dhe Maharjan është konsideruar një moment shprese mes një situate të rëndë, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur.

Përmbytjet goditën zonën të mërkurën e kaluar dhe dyshohet se u shkaktuan nga një shembje akullnajore. Ujërat e fuqishëm shkaktuan shkatërrime të mëdha, duke dëmtuar dhe shkatërruar ndërtesa e rrugë në zonat e prekura.

Mijëra persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e shpëtimit po përballen me një situatë të vështirë në terren, pas dëmeve të mëdha të shkaktuara nga përmbytjet. Top Channel