Në Gjenova të Italisë, në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI, u hodh një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, me nënshkrimin e Aktit të Themelimit dhe Statutit të shoqërisë "Fincantieri Albania". Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi nënvizon se ky partneritet përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë detare shqiptare. Nufi shtoi se kjo do të jetë edhe një mundësi për transferimin e teknologjisë së prodhimit të anijeve, nga Italia drejt Shqipërisë, si dhe për krijimin e vendeve të reja të punës e rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend. LEXO EDHE:Italia përvëlohet nga i nxehti, alarm i kuq në 27 qytete! Raportohen 3 viktima të dyshuara nga temperaturat ekstreme "Ky partneritet përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e industrisë detare shqiptare, transferimin e teknologjisë, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend", tha mes të tjerash Nufi. Më tej Nufi theksoi se Shqipëria po vijon të ndërtojë partneritete të qëndrueshme me liderët ndërkombëtarë të industrisë, për forcimin e sigurisë kombëtare. "Shqipëria vijon të ndërtojë partneritete të qëndrueshme me liderët ndërkombëtarë të industrisë, duke krijuar vlerë të shtuar për ekonominë dhe duke kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare", theksoi ministri Nufi. Shoqëria "Fincantieri Albania" do të angazhohet në menaxhimin e kantierit detar të Pashalimanit pas modernizimit të tij, si dhe do të mbikëqyrë ndërtimin e anijeve me gjatësi deri në 82 metra dhe me zhvendosje deri në 700 tonë, të destinuara si për tregun vendas, ashtu edhe për atë ndërkombëtar. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Gjenova itali anije luftarake Fincantieri pashaliman Ermal Nufi Komente Komento Sondazhi i ditës:
5 Gusht, 13:27
GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 35.1% Jo 59% Nuk e di 5.9% Vota total: 442 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?
