Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tregoi për atë se çfarë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në selinë e PD-së, ndërsa zhvillohet protesta.
Këlliçi u shpreh në një deklaratë për mediat se policia hodhi gaz lotsjellës në ambientet e selisë.
Për këtë akt, demokrati akuzoi Ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, që sipas tij veproi me skenar të kryeministrit Edi Rama. “Ervin Demo ka provokuar demokratët, duke hedhur gaz në selinë e tyre. Këtu mund të shihni dhjetëra bombula gazi, pa pasur asnjë incident.
Nuk kishte asnjë provokim. Kishte vetëm një tentativë për të barazuar ngjarjen që ndodhi sot në selinë e PS. Ishte një skenar i Edi Ramës, e kemi paralajmëruar. Ishin vetëm policë që kanë tentuar të dhunonin selinë e PD-së”, tha Këlliçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

