Nënkolonel Bedri Kaloshi mori sot detyrën e komandantit të Bazës Ajrore Farkë, duke pasuar në këtë detyrë nënkolonel Ervin Buzin. Në ceremoninë e ndërrimit të komandës morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi; Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji; Komandanti i Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade Edmond Voci; si dhe efektivë e personel i Bazës Ajrore. LEXO edhe...Nufi për akuzat ndaj Kayo: Fantazi të trilluara, politike! Industria e mbrojtjes, prioritet strategjik (VIDEO) Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e efektivëve të Forcës Ajrore në përballimin e zjarreve dhe emergjencave civile: “Pas tyre qëndrojnë njerëz që i shërbejnë Atdheut, komunitetit dhe shqiptarëve për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore. Kjo është përmbushja e misionit!”, u shpreh ministri. "Janë ata njerëz që kërkoheshin me zor në orën katër e në pesë të mëngjesit në Krujë; e katër e në pesë të mëngjesit në Himarë; e katër e pesë të mëngjesit në Levan. Duke thënë njerëzit: “O Zot, kur do të vijë mëngjesi, që të vijë helikopteri. Një falënderim i jashtëzakonshëm për të gjithë ju, për të gjithë Forcën Ajrore, për çdo efektiv!” – iu drejtua gjithashtu Ministri Nufi efektivëve të pranishëm. Ministri Nufi falënderoi nënkolonel Ervin Buzin për 20 vitet e shërbimit dhe veçanërisht për punën e tij në drejtimin e Bazës Ajrore Farkë, ndërsa komandantin e ri, nënkolonel Bedri Kaloshin e uroi për detyrën dhe i kërkoi të vijojë punën e bërë deri më tani nga i gjithë personeli i Bazës Ajrore Farkë. R.Xh/ReportTv.al arben kingji Ervin buzi Bedri kaloshi farke Forcat e Armatosura Ermal Nufi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.6% Magjistratëve 15.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 7960 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
