Lajme Zone
Tirana sërish në protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 106-të të tubimit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tirana sërish në protestë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 106-të të tubimit

Nis marshimi qytetar në ditën e 106-të të protestës kundër qeverisë. Protestuesit mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë, duke vijuar kështu tubimet që zhvillohen prej më shumë se tre muajsh.

Në ditën e 106-të të protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke vijuar tubimin kundër qeverisë. Nis marshimi qytetar në ditën e 106-të të protestës kundër qeverisë. Protestuesit mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë, duke vijuar kështu tubimet që zhvillohen prej më shumë se tre muajsh.

Protesta e sotme vjen vetëm një ditë pas tubimit kombëtar, ku një numër i madh qytetarësh mbushën për disa orë sheshin dhe më pas marshuan në rrugët kryesore të Tiranës.

Në protestën e djeshme pjesë e tubimit ishin edhe emigrantë shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Me flamuj kuqezi në duar, diaspora “skuqi” sheshin dhe rrugët e kryeqytetit, duke iu bashkuar thirrjeve të protestuesve.

Disa prej emigrantëve morën fjalën në shesh, ku shprehën shqetësimet e tyre për situatën në vend dhe treguan arsyet që, sipas tyre, i detyruan të largoheshin nga Shqipëria.

Gjatë protestës kombëtare, një pjesë e qytetarëve u vendosën përreth Kryeministrisë, ndërsa të tjerë bllokuan kryqëzimin e Unazës, duke vështirësuar qarkullimin. Grupe të tjera marshuan përgjatë akseve kryesore të Tiranës.

Me flamuj, pankarta dhe banderola në duar, protestuesit vijuan thirrjet kundër qeverisë, sistemit dhe klasës politike.

Prej më shumë se tre muajsh, pjesëmarrësit u bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh dhe t’u bashkohen. Ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore, largimin e qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas tyre, duhet të përgatisë vendin për zgjedhjet e ardhshme. Pjesë e kërkesave është edhe shfuqizimi i disa nismave ligjore që pas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

“106, Shqipëria nuk është pronë private” dhe “Taksat tona, Përgjegjshmëria juaj” janë disa prej mesazheve që shfaqen në pankarta.

Një tjetër mesazh ironizon ndryshimet në qeveri dhe rolin e SPAK-ut: “Rama trajner, ministrat në rotacion – SPAK-u sheh nga VAR-i: ‘Ekip me korrupsion!’”.

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën!”, “Opozitë e shitur”, “Qeveri e krimit”, janë disa nga thirrjet që u dëgjuan gjatë marshimit.

Protestuesit paralajmërojnë se tubimet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme dhe përsërisin thirrjen drejtuar qytetarëve për t’iu bashkuar protestës. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Përgjimi i Ahmetajt alarmon qeverinë/ Pas Arjeta Pucës dhe KAYO, Rama nxjerr Nufin të mbrojë aferat me Ron Yeffet 13 Shtator 2026, 17:4817:48Aktualitet Përplasja e Ramës me magjistratët për pagat, Shehaj: E humbi betejën, mendonte se mund t’i kontrollonte 13 Shtator 2026, 17:1717:17Aktualitet Dita e 106-të e protestës, aktivisti: Nuk ndalemi pa largimin e Ramës dhe një qeveri teknike 13 Shtator 2026, 14:3014:30Aktualitet “Je mërzitur nga kjo jetë? Dil në det”/ Shqiptari me maskë joshte emigrantët për në Angli, zbardhet skema 13 Shtator 2026, 14:2814:28Aktualitet 105 ditë në rrugë, protestat që po sfidojnë Edi Ramën 13 Shtator 2026, 12:5712:57Aktualitet PISA kthehet në trofe politik, Rama: Shqipërinë e ngritëm nga fundi në vendin e parë 13 Shtator 2026, 11:0811:08Aktualitet