Lajme Zone
Nëna me foshnjën lë qelinë e burgut/ GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit për Greta Gjocin
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nëna me foshnjën lë qelinë e burgut/ GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit për Greta Gjocin

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e të dënuarës Greta Gjoci për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë ka pranuar kërkesën e të dënuarës Greta Gjoci për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.

E pranishme në seancë ishte dhe vetë Greta Gjoci sëbashku me foshnjen e saj që u mbajt nga kujdestarja e burgut të Pojskës.

Ajo u përfaqësua nga dy avokatët e saj një prej të cilëve theu bojkotin. Avokat Jurgen Gjoci tha se pavarësisht vendimit të Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave e marr përsipër pasi e kam familjare. Avokati kërkoi te kalojë në masën e arrestit në shtëpi derisa fëmija të bëjë 1-vjecc. Greta Gjocit i kanë mbetur edhe 3 vite e 5 muaj nga dënimi i dhënë nga shkalla e parë.

Greta Gjoci foli dhe vetë në seancë ajo kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit pasi ka foshnjen 4 muajsh dhe ka shfaqur probleme nuk ushqehet dhe nuk ka fjetur këto ditë që ka qëndruar në burgun e Pojskës.

Edhe Prokurori Ened Nakuci ishte dakord me kërkesën.

Prokurori tha se sipas kodit vendimi i dhënë duhet te ekzekutohet njëherë pastaj pezullohet. Sipas avokatit të dënuarës i kishin ngelur edhe 3 vite e 5 muaj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Greta Gjoci