Lajme Zone
“Berisha zhduku Remzi Hoxhën, i zbuloi lidhjet me Serbinë”/ Meçe: Në qeverisjen e tij, SHISH ka qenë simbol i tmerrit
PolitikëABC News Albania

“Berisha zhduku Remzi Hoxhën, i zbuloi lidhjet me Serbinë”/ Meçe: Në qeverisjen e tij, SHISH ka qenë simbol i tmerrit

Analisti Arben Meçe thotë se biznesmeni Remzi Hoxha u zhduk nga Sali Berisha, pasi ai zbuloi një regjistrim që ish kryeministri ka pasur me shërbimet serbe.

Analisti Arben Meçe thotë se biznesmeni Remzi Hoxha u zhduk nga Sali Berisha, pasi ai zbuloi një regjistrim që ish kryeministri ka pasur me shërbimet serbe.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se Berisha nuk ka moral të flasë për Shërbimin Informativ, pasi në kohën e qeverisjes së tij, ky institucion ka qenë simbol i tmerrit. “A e dini kush është Remzi Hoxha? Një hero. Kreu detyrë patriotike, ndoqi regjistrim të këtij personi me shërbimet serbe. E zhduku, dhe flet ai për SHIK sot? A ka moral ky njeri, kur SHIK i tij ka qenë simbol i tmerrit. SPAK është kthyer institucion i PD. Tashmë, të gjithë pa përjashtim e dinë zhdukjen e Remzi Hoxhës, e dinë organizimin e farkut në Shqipëri, 200 të rinj në Tropojë janë vrarë prej këtij njeriu. Janë edhe familje sot në gjak prej këtij personi”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet arben mece