Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale dy fotografi nga vizita në Strasburg, duke i cilësuar ato si “dy foto sa 1000 fjalë”.
Në foton e parë duket delegacioni shqiptar në prani të eurodeputetëve të PE dhe në foton tjetër duken deputetet e opozitës. Postimi vjen pas votimit në Parlamentin Europian që lidhet me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në mesazhin e tij, Balla ka ironizuar deputetët e opozitës, ku shprehet se në vend të Shqipërisë në BE, zgjodhën “hallin e kryedemokratit Sali Berisha”. “Faleminderit të gjithë eurodeputetëve që votuan PRO Shqipërisë në Bashkimin Europian. Keqardhje për deputetët shqiptarë që në vend të Shqipërisë në BE, zgjodhën hallin e Saliut”, shkruan Balla në postimin e tij. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
