Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Në QSUT kryhet për herë të parë trombektomia mekanike, ndërhyrja që u jep më shumë shanse pacientëve me goditje në tru (VIDEO)


Mjekët realizuan për herë të parë trombektominë mekanike, një procedurë që hap arterien e bllokuar dhe rikthen qarkullimin e gjakut në tru.

Për herë të parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kryer me sukses trombektomia mekanike, një ndërhyrje që u jep pacientëve me goditje ishemike në tru mundësinë të shmangin dëmtime të rënda, nëse kryhet në kohë. Lajmin e ndau kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se te pacientët me insult, koha është vendimtare. “Sa më shpejt të rikthehet qarkullimi i gjakut në tru, aq më e madhe është mundësia për të kufizuar dëmtimin neurologjik dhe për të përmirësuar rikuperimin e pacientit”, u shpreh ai. LEXO edhe...Ambasadorja e re e BE nisi misionin në Tiranë, takim 1 orë me Ramën në Kryeministri (VIDEO) Rama u shpreh se pas këtij suksesi qëndron puna e një ekipi të tërë profesionistësh, si Prof. Dr. Arben Rroji, Dr. Eris Ranxha, Prof. Dr. Ilirjana Zekja, Prof. Dr. Krenar Lilaj, Dr. Thoma Kalefi, dhe Dr. Majlinda Shyti. Me vënien në funksion të këtij shërbimi, pacientët me goditje ishemike në tru do të mund të trajtohen në Shqipëri me këtë procedurë të avancuar, e cila përdoret për të hequr mpiksjen e gjakut që bllokon arterien dhe pengon furnizimin e trurit me gjak. Sipas të dhënave zyrtare, Angiografi Biplanar dhe Kabineti i Radiologjisë Intervencionuese do t'i japin QSUT-së mundësinë të kryejë rreth 200 procedura të avancuara endovaskulare në vit, ndërsa gjatë vitit 2026 në Neurokirurgji parashikohet të instalohet edhe një akselerator linear për trajtimin e tumoreve të trurit. U.D/E.H/ReportTv.al QSUT edi rama Arben Rroji Eris Ranxha Ilirjana Zekja Krenar Lilaj Thoma Kalefi Majlinda Shyti Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.9% Vota total: 1617 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?