Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në një kantier ndërtimi në rrugën “Gennimata” në Glyfada të Greqisë, ku një konflikt mes dy personave ka degraduar deri në përdorimin e armës së ftohtë.
Sipas mediave vendase, një 75-vjeçar me origjinë nga Shqipëria dyshohet se ka sulmuar me thikë një shtetas grek 65 vjeç. I dëmtuari ka marrë plagë të shumta në qafë, brinjë dhe bark. Ai është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet policore kanë bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të 75-vjeçarit shqiptar. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë përplasje.

