Lajme Zone
Olise bëhet vendimtar, Franca e Zidane mposht Belgjikën në fund
SportTop Channel

Olise bëhet vendimtar, Franca e Zidane mposht Belgjikën në fund

Franca merr fitoren e dytë në këtë edicion të Nations League. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane mposhti Belgjikën në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-0, një fitore që erdhi në çastet e fundit të sfidës.

Franca merr fitoren e dytë në këtë edicion të Nations League. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane mposhti Belgjikën në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 1-0, një fitore që erdhi në çastet e fundit të sfidës. Franca e mori shpejt kontrollin e lojës dhe në minutën e 15 iu afrua shumë golit të avantazhit me Doue, por sulmuesi i Paris Saint Germain ishte i pafat pasi gjuajtja e tij u ndal nga tramversa. Më pas ishte Lepaul që bëri tentativën e tij por gjuajtja e tij u prit nga Lammens. Belgjika u përpoq të përgjigjej me De Bruyne që hodhi një top për De Ketelaere por ky i fundit nuk mundi ta shfrytëzojë. Gjithsesi Franca ishte superiore dhe që kërkonte më shumë golin por pa mundur dot për meritë edhe të portierit belg Lammens që bëri disa ndërhyrje duke e mbajtur portën e paprekur dhe pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në fillimin e pjesës së dytë, Franca iu afrua 2 herë golit fillimisht me Diouf dhe më pas me Da Cunha por gjuajtja e këtij të fundit u përplas në shtyllë. U duk se kjo ndeshje po shkonte drejt barazimit 0-0, por në minutën e 89 Olise ndëshkoi belgët duke shënuar golin e fitores 1-0 të Francës që kryeson e vetme Grupin A1 me 6 pikë të plota. Top Channel