Në Bashkinë e vogël të Pustecit, e banuar nga minoriteti maqedonas, ceremonia e Festivalit folklorik, nisi mbrëmjen e së enjtes, me himnin e Maqedonisë së Veriut. Protokolli kërkon që fillimisht të luhet himni kombëtar i vendit pritës. Por kjo nuk ndodhi, madje himni i Shqipërisë as nuk u luajt fare. Gjithshka u zhvillua në prani të kryebashkiakut të Pustecit Pali Kolefski dhe kryeministrit maqedonas Hristjan Mickoski. Për kreun e qeverisë shqiptare ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet e ndryshme sipas tij, në këtë lagje të Europës. “Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne”, shkruan Rama. LEXO EDHE:Pretendimi i Arian Konomit: Linda Rama më shau, më pas më shoqëruan në polici! Rama nxjerr videon, familja e tij nuk i përgjigjet Kryeministri ironizoi ardhjet e herëpashershme në Shqipëri të atyre që i quajti e trupa cirku të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, të cilat megjithatë, siç shkruan ai, nuk përbëjnë ndonjë shqetësim. Rama shprehu keqardhjen për të gjithë sponsorët e asaj që e quajti cirk të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, duke theksuar se Shqipëria nuk do të zbresë në nivelin e kësaj parodie. Më herët për incidentin kishte mbajtur qëndrim dhe ministria e Jashtme shqiptare, sipas së cilës, pavarësisht se aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi, ndërsa solli në vëmendje se Pusteci është pjesë e territorit të Shqipërisë “Mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë”, deklaroi ministria e Jashtme. Pas aktivitetit kryetari i Bashkisë Pustec kërkoi ndjesë, ndërsa Rama e quajti atë shtetar për reagimin e tij. “Kam kërkuar që, në momentin që do të ekzekutohej himni maqedonas, patjetër të ishte edhe himni shqiptar, sepse kështu duhet të ndodhë në çdo pritje apo ceremoni zyrtare. Ne jemi shtetas shqiptarë, jetojmë këtu dhe duhet të respektohet himni”, shkroi Rama. Kolefksi tha se situata e krijuar kishte shqetësuar dhe kryeministrin maqedonas. Por në një postim në rrjetet sociale për aktivitetin, Mickoski anashkaloi incidentin madje nuk e përmendi Shqipërinë në asnjë rrjesht të tij. Duke publikuar disa fotografi shkroi ndër të tjera se: Prespa e Vogël është dëshmi se kufijtë mund t’i ndajnë territoret, por nuk mund ta fshijnë gjuhën, kulturën dhe ndjenjën e përkatësisë. Reagimi i plotë i kryeministrit Rama Ajo që ndodhi në Pustec është një parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës. Kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski, kërkoi paraprakisht që të luhej edhe himni shqiptar. U injorua dhe më pas kërkoi ndjesë për një faj që nuk ishte i tij. U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior, të cilit i duam vetëm më të mirën. Ne e kemi nderuar edhe atë komunitet të vockël me një status të posaçëm si bashki më vete, pikërisht sepse për Shqipërinë minoritetet nuk janë statistikë, por pasuri kombëtare, dhe qytetarët minoritarë nuk janë numra, por vëllezër e motra me të njëjtat liri dhe të drejta si të gjithë ne. Tani, kjo ardhja e herëpashershme në territorin tonë e trupave të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik, herë nga një vend, herë nga një tjetër e herë nga një tjetër akoma, nuk se na shqetëson për vete, për sovranitetin e Shqipërisë jo e jo, por as për ekuilibrat e jetës politike këtu brenda, ku nuk ka mushkë Troje të rritur në kodrat tona apo “diasporë” të eksportuar nga brenda lagjes sonë që na lëkund. Gjithësesi, u shpreh sot një keqardhje të sinqertë për të gjithë sponsorëve të këtij cirku të lashtë flamujsh në epokën e Inteligjencës Artificiale, ndërsa mëmëdhetarëve mes nesh që në kësi rastesh hidhen përpjetë përpara pasqyrave të tyre digjitale, duke kërkuar përgjigje me të njëjtën monedhë, u them: Jo, Shqipëria, Europa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:12 Nuk u ekzekutua himni shqiptar në Pustec në prani të Mickoskit, Ministria e Jashtme: Mungesë serioze protokolli, simbolet kombëtare s’janë çështje politike Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e cilësoi një mungesë serioze protokollare mosluajtjen e Himnit Kombëtar shqiptar gjatë hapjes së festivalit Folklorik maqedonas në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski si edhe kreu i bashkisë së Pustecit Pali Kolefski.Sipas Ministrisë, pavarësisht se aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e zyrtarëve të lartë i jepte atij karakter publik dhe kërkonte respektimin e simboleve kombëtare.Ministria theksoi se respekti për simbolet kombëtare nuk është çështje politike apo interpretimi, por pjesë e protokollit, etikës institucionale dhe respektit të ndërsjellë mes dy vendeve. Në reagim, Ministria nënvizon se në Pustec, ashtu si në çdo pjesë të territorit shqiptar, respektimi i simboleve kombëtare është edhe respekt për qytetarët dhe bashkëjetesën mes komuniteteve.“MEPJ shpreh keqardhje për faktin që, në një aktivitet kulturor të zhvilluar dje në Pustec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe të Kryetarit të Bashkisë, nuk u luajt edhe Himni Kombëtar Shqiptar, krahas atij të Maqedonisë së Veriut.Edhe pse aktiviteti ishte organizuar nga një shoqatë lokale, prania e përfaqësuesve të lartë institucionalë dhe të zgjedhurve vendorë i jepte atij një dimension të veçantë publik. Në këtë kontekst, mospërfshirja e Himnit Kombëtar Shqiptar përbën një mungesë serioze dhe një shmangie nga rregullat e shkruara dhe të pashkruara të mirësjelljes dhe protokollit, të cilat kërkojnë dhe imponojnë respektimin e simboleve kombëtare krahas atyre të komuniteteve që ato përfaqësojnë.Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.Në Pustec, ashtu si në çdo hapësirë të Republikës së Shqipërisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e respektit për vetë qytetarët, për vlerat e bashkëjetesës demokratike dhe kulturës qytetare që na bashkon. Është gjithashtu themel i fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndërmjet njerëzve dhe shteteve tona”, thuhet në deklaratën e Ministrisë për Europën dhe Punët e JashtmePas aktivitetit, kryebashkiaku i Pustecit, pranoi se ajo që kishte ndodhur ishte gabim, dhe kërkoi ndjesë, pavarësisht se siç deklaroi bashkia nuk kishte qenë organizatore, por shoqata VMRO-Shqipëri. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: Pali Kolefski Hristijan Mickoski pustec edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.4 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento [email protected]: 21/08/2026 14:18 Ku kemi perfunduar, as maqedonia sna pjerdh fare Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.3% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5579 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
