Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetim paraprak për pretendimet e Nenad Rashkoviçit, një banor i fshatit Dren në komunën e Zubin Potokut, i cili thotë se është keqtrajtuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës gjatë një operacioni në veri të vendit. IPK bëri të ditur se hetimi është hapur me iniciativë zyrtare për të verifikuar pretendimet dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit. Sipas institucionit, në këtë fazë do të mblidhen prova, dokumentacioni përkatës dhe do të intervistohen personat që mund të kenë dijeni për ngjarjen. LEXO edhe...Dyshimet e Policisë së Kosovës: Serbi Nenad Rashkoviç fshehu armën e përdorur në Masakrën e Kalludrës Pretendimet u bënë publike fillimisht nga Lista Serbe, e cila publikoi edhe fotografi ku Rashkoviqi shfaqet me mavijosje në shpinë. Sipas kësaj partie, ai është marrë nga efektivë të Policisë së Kosovës, është dërguar në një zonë pyjore, është lidhur pas një peme dhe është dhunuar me kërkesën që të pranonte se kishte kryer krime lufte ndaj shqiptarëve. Vetë Rashkoviçi, në deklaratat e mëvonshme për mediat në gjuhën serbe, dha një version me disa dallime nga ai i Listës Serbe. Ai tha se në vendngjarje ndodheshin tre policë, por pretendoi se vetëm njëri prej tyre e kishte goditur. Sipas tij, më pas është liruar dhe është kthyer vetë në shtëpi. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, deklaroi se policia nuk ka informacione që pjesëtarët e saj të kenë rrahur ndonjë person, por konfirmoi se rasti i është referuar Inspektoratit Policor për verifikim. Rasti vjen në një kohë kur autoritetet në Kosovë po zhvillojnë kontrolle, arrestime dhe gërmime në zonën e Zubin Potokut, në kuadër të hetimeve për krime lufte dhe kërkimeve për lokacione ku dyshohet se mund të ndodhen varreza masive nga lufta e viteve 1998-1999. Për pretendimet ka reaguar edhe EULEX, i cili shprehu "shqetësim të thellë" dhe tha se po e ndjek nga afër rastin. Misioni theksoi se çdo pretendim për keqtrajtim duhet të hetohet në mënyrë të pavarur, efektive dhe në kohë, ndërsa përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohen shkelje. Ndërkohë, Lista Serbe, disa organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, kanë kërkuar hetim të pavarur për rastin. Ora 15:56 Dyshimet e Policisë së Kosovës: Serbi Nenad Rashkoviç fshehu armën e përdorur në Masakrën e Kalludrës Kontrolli i Policisë së Kosovës në pronën e serbit Nenad Rashkoviç në Zubin Potok lidhet me dyshime se ai mund të ketë fshehur një armë që dyshohet se është përdorur në vrasjen e shqiptarëve në Kalludër dhe Jabukë gjatë luftës së vitit 1999. Kështu bëjnë me dije burime të televizionit Dukagjini brenda organeve të sigurisë.Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për një armë të tipit kallashnikov, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse ajo ka lidhje me krimet e luftës që po hetohen aktualisht në këtë zonë.Gjatë kontrollit të zhvilluar të martën në pronën e Rashkoviçit, Policia e Kosovës ka gjetur edhe një pushkë joautomatike. Burimet bëjnë me dije gjithashtu se gjatë operacionit zyrtarët kanë hasur në rezistencën e tij.Shtëpia e Rashkoviçit ndodhet pranë dy lokacioneve ku ditët e fundit janë zbuluar mbetje mortore që dyshohet se lidhen me krimet e luftës në Kalludër të Vogël dhe Jabukë. Sipas të dhënave të siguruara nga Dukagjini, distanca nga prona e tij deri te njëri prej lokacioneve ku dyshohet se janë fshehur trupat e shqiptarëve të ekzekutuar gjatë luftës është rreth 800 metra.Zhvillimet e fundit lidhen me hetimet për një prej rasteve të krimeve të luftës në veri të Kosovës. Pas arrestimit të Momir Jakshiçit dhe Miljko Bivasit, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e strukturave të “Mbrojtjes Territoriale”, hetuesit kanë lokalizuar një zonë në Kalludër të Vogël ku dyshohet se janë fshehur trupat e shqiptarëve të vrarë në vitin 1999.Dy të arrestuarit dyshohet se kanë pasur role të ndryshme në këto struktura, njëri si pjesëtar dhe tjetri në pozitën e komandantit. Pas arrestimeve, ekipet e hetimeve për krime lufte, së bashku me ekspertët forenzikë, kanë nisur kërkimet në zonën e dyshuar për varrezë masive.Në këtë lokacion dyshohet se janë varrosur 23 anëtarë të të ashtuquajturit “Grupi i Intelektualëve” nga Mitrovica, të cilët u zhdukën më 19 prill 1999, teksa po udhëtonin drejt Malit të Zi.Hetimet për rastin po zhvillohen në disa lokacione në veri të Kosovës. Share U.D/ReportTv.al kosove Nenad Rashkoviç Zubin Potok Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.6% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3309 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

