I riu në protestën e sotme para Kryeministrisë, bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen masivisht për të rrëzuar regjimin që i ka larguar shqiptarët nga vendi i tyre. “Dëgjoni përgjimet kur Ron Yeffet e pyet, Vlorën e kemi tonë apo jo? Vlora dhe Shqipëria janë të shqiptarëve teorikisht, sepse sot janë të Ron Yeffet dhe ju pyesni do dalin në shesh apo jo? Shqetësoni që të marrë fund kjo klikë që i nxjerr lekët dhe i depoziton jashtë Shqipërisë. Hiqni njëherë këta, ktheni fëmijët tuaj këtu, mos u shqetësoni se kush do të vijë. Këtu ka popull, dilni dhe përkrahni këtë popull”, tha një tjetër qytetar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama kryeministri protesta
