Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Në makinë me Agasin/ GJKKO lë në burg ish-efektivin Shpataraku, rrezikon deri në 7 vite burg! I sekuestrohet arsenal me armë në banesë


Seanca në GJKKO për masën e sigurisë ndaj ish-efektivit Uljan Shpataraku, i arrestuar në makinë me Ergys Agasin zgjati gati 2 orë e gjysmë. Ish-polici, që vlerësohet të ishte krahu i djathtë i ish-drejtorit Ilir Proda, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.I janë sekuestruar 7 armë që mbante pa leje në banesë.

TIRANË- Gjykata e Posaçme caktoi masë “arrest në burg”, për Uljan Shpatarakun, ish-zyrtarin e policisë, të arrestuar në makinë me Ergys Agasin, që SPAK e kërkonte prej 8 muajsh si personazhin kyç të dosjes “Akshi”. Ish-polici, që vlerësohet të ishte krahu i djathtë i ish-drejtorit Ilir Proda, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit. Po sot, Agasi u transferua në burgun e Bradasheshit në Elbasan *** Ish-efektivi i policisë, Uljan Shpataraku ishte në timonin e një makine, një Audi RS 6, me vlerë rreth 100 mijë euro, kur u arrestua nga forca të shumta në zonën e Plepave në Durrës, më 26 gusht. Në vendin e parë të pasagjerit, u gjend i shumëkërkuari i SPAK, Ergys Agasi, ndaj të cilit janë ngritur 7 akuza të rënda, përfshirë grup i strukturuar kriminal. LEXO EDHE:Dosja ‘AKSHI’/ Tabaku: Agasi vetëm një mekanizëm i sistemit! Hetimet të shkojnë te urdhëruesit dhe përgjegjësit politikë Me kërkesë të prokurorit Bledar Maksuti, Gjykata e Posaçme, caktoi arrest me burg, për ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku, i konsideruar krahu i djathtë i ish-drejtuesit të policisë së Shtetit Ilir Proda. Sipas SPAK, Shpataraku ka përkrahur autorin e krimit të një vepre të lidhur me grup të strukturuar kriminal, që sipas nenit 302/2, dënohet nga dy deri në shtatë vjet burg. Avokati i tij Elton Hyseni kërkoi moskompetencë nga SPAK, ose një masë më të butë sigurie, ndërsa klienti i tij Uljan Shpataraku para trupit gjykues nuk pranoi akuzën. Shpataraku ka pasur poste të larta drejtuese, përfshirë zv/drejtor i policisë në Elbasan, por kur Proda u emërua e mori pranë vetes në Drejtorinë e Përgjithshme, edhe pse burime mediatike e identifikonin atë ende me ndikim në hije në drejtimin e policisë së Elbasanit. Pas arrestimit, nga kontrolli në banesën e Shpatarakut, policia gjeti një arsenal armësh, 3 pistoleta, 2 shotgun dhe 2 pushkë, të cilat i janë sekuestruar. Në foto, armët e sekuestruara, sfondi i përpunuar me AIPo ashtu, për Uljan Shpatarakun ka indicie se ka pasur precedent penal në të kaluarën jashtë vendit, që nuk i ka deklaruar kur është bërë pjesë e uniformave blu, por që kërkon një hetim të thelluar nga autoritetet. Uljan Shpataraku ishte në kërkim policor për një episod banal me stafin e një hoteli ku qëndronte për pushime këtë verë në Dhërmi, por ishte suprizë kapja e tij, në krah të të shumëkërkuarit të SPAK. Para episodit të Dhërmiut kur kërcënoi stafin se nuk i pëlqeu shërbimi, kryepolici Skënder Hita e përjashtoi nga detyra Shpatarakun pas një kohe të gjatë që nuk paraqitej në punë Të premten, Gjykata e posacme, mbylli në qeli Ergys Agasin, i cili para togaze të zeza mohoi të ketë marrë pjesë në tenderë, të ketë përfituar prej tyre apo të jetë pjesë e një grupi kriminal, edhe pse Spak e akuzon se ishte personi që i orkestronte ato përmes konkurrencës së pandershme dhe presioneve, duke marrë në këmbim miliona euro, për shërbime fiktive. Këtë të shtunë, Agasi është transferuar në burgun e Bradasheshit në Elbasan, një qytet në të cilin sipas pretendimeve mediatike dhe politike Ergys Agasi shtrinte influencën e tij edhe në politikën lokale. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: dosja akshi spak GJKKO ergys agasi uljan shpataraku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Endri: 29/08/2026 12:30 Eshte per te qeshur sepse armet jane ne kuti te blera ne dyqan dhe me siguri i ka me leje por per ta ngrene sapunin per djath behet gjasme sikur po procedohet edhe personi tjeter, pra qenkan arrestuar ne flagrance pa ditur gje. Kush i ha keto ? Përgjigju L’arabo: 29/08/2026 14:45 Kur të hiqet leja e armëmbajtjes, humb të drejtën e pronësisë. Çudia është që personi ne fjalë ishte ne kërkim dhe nuk ja kishin bllokuar lejen e armës akoma andi: 29/08/2026 10:51 nuk kuptoj dot se si nuk arrestohet ilir proda, sherbetori kryesor i gys agasit Përgjigju Prokurori: 29/08/2026 10:41 Po per armembajtje pa leje nuk do denohet, se sikur eshte 7 vjet burg kjo veper penale! Përgjigju Meso te shkruash: 29/08/2026 12:16 Prokuror ja ke fut kot. Vendosh shenjat e pikezimit ose meso te shkruash apo je patronazhist Sondazhi i ditës:

24 Gusht, 21:21

Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 34.8% Nuk e di 12.7% Vota total: 5645 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?