Lajme Zone
“Në luftën kundër krimit nuk ka vend për pushim”/ Demo: Digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Në luftën kundër krimit nuk ka vend për pushim”/ Demo: Digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka bërë gjatë ceremonisë së hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka bërë gjatë ceremonisë së hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European Chapter.

Sipas Demos, në luftën kundër krimit nuk ka vend për pushim dhe vetëkënaqësi.

Demo shtoi se prioritet është digjitalizimi i Policisë së Shtetit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Në luftën kundër krimit nuk ka vend për pushim dhe vetëkënaqësi. Duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më mirë. Policia e Shtetit, Prokuroria, SPAK, institucionet e drejtësisë janë pjesë e një arkitekture bashkëpunimi. Uroj të vendosim një gur të mëtejshëm themeli në këtë takim. Eksperienca e FBI-së ka një vlerë të pazëvendësueshme. Rritja e kapaciteteve tona është prioritet. Digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet. Ky vit shënon 10 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, shumë është bërë gjatë këtyre viteve, por kemi ende rrugë përpara.

Do doja t’ju uroja punime të mbara dhe qëndrim të këndshëm në Shqipëri. Kjo është hera e parë që shfaqem si ministër i Brendshëm në Shqipëri, mezi pres të forcojmë më shumë partneritetin.

Partneriteti ndërkombëtar, domosdoshmëri. Në 5 vite është pesëfishuar, 100 operacione vitin e fundit bashkë me Europol e Interpol”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Ervin Demo