Lajme Zone
Në kulmin e zjarreve, jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Në kulmin e zjarreve, jep dorëheqjen drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara, ka dhënë dorëheqjen nga detyra në një moment kur vendi po përballet me një situatë të rënduar për shkak të zjarreve. Burime bëjnë me dije se Cara ka paraqitur dorëheqjen një ditë më parë, ndërsa sot është firmosur edhe urdhri për largimin e tij nga detyra.

Arsyet e dorëheqjes mbeten ende të paqarta, ndërsa largimi i tij vjen në një periudhë të vështirë për strukturat zjarrfikëse, të cilat janë në terren për përballimin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi motivet që kanë çuar në vendimin e Carës për t’u larguar nga posti.

Arben Cara ishte komanduar në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Zjarrfikës në shkurt të vitit 2024, duke zëvendësuar në këtë post Holta Kominon. Largimi i tij tashmë pritet të pasohet nga përcaktimi i drejtuesit të ri të shërbimit, në një periudhë kur menaxhimi i situatës së zjarreve dhe kapacitetet e emergjencës janë në vëmendjen e opinionit publik.